Menaxhimi i Rritjes së NVM-ve

Në kuadër të bashkëpunimit mes BUSINESSEUROPE, Kolegjit ILIRIA dhe KPK në Kolegjin ILIRIA u organizua seminari dy ditor me titull:  “Menaxhimi i Rritjes së NVM-ve” – Aspekte të ndërlidhura tregtare të agro ushqimit mes Kosovës dhe BE-së, në kuadër të programit Bosmip 4 ( program për mbështetje të bizneseve) i bashkë financuar nga Komisioni Evropian.

Pjesëmarrës në këtë seminar ishin:

• Leander Van Learhoven – BUSINESSEUROPE

• Dirk Jacobs – nga FoodDrinkEurope, ekspert në industrinë e ushqimit dhe pijeve në Evropë. 

• Juhapekka Suutarinen – Konfederata e Industrive Finlandeze

• Halit Hoxhaj – këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të RKS-së.

• Nexhat Hasani – Shoqata e Eksportuesve të Kosovës

• Ajri Begu – Konfederata e Punëdhënësve të Kosovës

• Jean Marie Standaerd – DECP (Programi i Bashkëpunimit të Punëdhënësve Holandez)

Po ashtu, z. Mixhait Reçi, President i Kolegjit ILIRIA përshëndeti pjesëmarrësit me një fjalë rasti.

Audienca e përbërë nga studentët dhe përfaqësues nga bizneset  patën rastin që të jenë pjesë aktive e këtij seminari duke u inkuadruar në pyetje dhe në vlerësimin e konkluzioneve të nxjerra.

Faqja zyrtare e programit Bosimp 4

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts