PROGRAMI BACHELOR

Biznes Ndërkombëtar

PROGRAMI BACHELOR

BIZNES NDËRKOMBËTAR

Kohëzgjatja:  3 vite

ECTS:  180

Fakulteti i Biznesit ndërkombëtar mundëson përgatitje të ekspertëve nga lëmia e biznesit të nivelit vendor dhe atij ndërkombëtar. Ndryshimet e mëdha në sistemin ekonomik dhe në nivelin e zhvillimit ekonomik në përgjirthësi në botë, procesi i globalizimit, integrimet rajonale si dhe tëndenca e integrimit në Bashkimin Evropian paraqesin domosdoshmëri që biznesi i vendit të ketë porofile të afta për tregtinë ndërkombëtare dhe biznes ndërkombëtar

Kuadrot e diplomuara në këtë fakultet do të jenë të afta që të krijojnë hapsirë profesionale dhe të volitshme për investime të jashtme direkte në Kosovë. Këto kuadro gjithashtu do të jenë të aftë që përmes aftësive të tyre menaxhuese të krijojnë hapsirë për depërtimin e produkteve kosovare në tregjet e jashtme.

Kuadrot do të aftësohen që të njohin tregun evropian për prodhime dhe shërbime. Ato do të njohin makroekonominë e Unionit Evropian, andaj veprimi i tyre do të jetë në shërbim të ekonomisë së Kosovës, karshi kërkesave të tregut të Unionit Evropian.

Fakulteti i Biznesit Ndërkombëtar, do të pregadisë ekspertë – profil të ekonomistëve që momentalisht janë kuadro deficitare për Kosovën, pasi

aktualisht ka pak kuadro të cilat janë aftësuar që të zhvillojnë biznesin sipas kërkesave të tregut në suaza ndërkombëtare. Studentët do të fitojnë njohuri të mjaftueshme nga ekonomia ndërkombëtare, transporti ndërkombëtar, integrimet evropiane, menaxhmenti ndërkombëtar, financat ndërkombëtare, afarizmin në bursat e mallrave dhe letrave me vlerë, marketingu ndërkombëtar, etj. Përkatësisht studentët do të jenë të kompletuar me dije nga lëmenjë të ndryshëm të cilët e kompletojnë profilin e një ekonomisti që do të punojë dhe veprojë në suaza ndërkombëtare.

Zhvillimi i biznesit në ekonominë e tregut dhe sidomos zhvillimi i biznesit duke iu përshtatur tregut të jashtëm është me rëndësi të veçantë për zhvillimin e tërësishëm ekonomik të vendit.  Kurse kompletimi i njohurive nga lëmia e biznesit ndërkombëtar tani do të jetë realitet.