Eksperti nga Amerika z. Ruser dhe avokatja pro- bono znj. Houston ligjëruan një nga modulet e programit të Fakultetit Juridik ” Legal Writing ” për studentët e Kolegjit ILIRIA. Kursi do të mbahet në pesë pjesë, si në vijim. Dita e parë: pasqyrë e përgjithshme e shkrimit/analizës juridike, shkrimi përshkrues dhe analitik. Dita e dytë: shkrimi bindës. Dita e tretë: shkrimi përshkrues (akademik). Dita e katërt: hulumtimet dhe analiza juridike, formatizimi i citateve. Dita e pestë: përmbyllja e kursit, prezantimi i projektit final.
Studentët shprehën interesim dhe ishin shumë të kënaqur me njohuritë e fituara. Ligjërata u organizua në gjuhën angleze. Studentëve në një ceremoni të veçantë të organizuar në Kolegjin ILIRIA, i`u ndanë Çertifikata për pjesëmarrje nga USAID dhe NCSC.