Ky takim u zhvillua si nismë e përbashkët e USAID dhe Kolegjit ILIRIA për negocimin rreth themelimit dhe zhvillimit të Zyrës për Studime Klinike nëKolegjin ILIRIA. Përfaqësuesja nga USAID në takimin e saj me menaxhmentin u njoh mbi gjendjen dhe nevojat aktuale të institucionit në sferën ligjore klinike dhe me të arriturat dhe nevojat e institucionit në përgjithësi.
Në këtë takim u diskutua rreth mundësisë dhe modaliteteve për themelimin e kësaj qendre e cila do ti shërbente zhvillimit të kapaciteteve akademike dhe studentore në sferën e sipërpërmendur. Të dyja palët u shprehën të kënaqur mbi takimin dhe si përmbyllje, u hap
mundësia për nisjen e një projekti të tillë, i cili do të pasohej më pas me negociata dhe me aktivitete konkrete implementimi.