SHËRBIMI PËR STUDENTË

Ky shërbim administron te gjitha aktivitetet për pranimin e studentëve, regjistrimin, mirëmbajtjen e shënimeve akademike për të gjithë studentët, bën regjistrimet e lëndëve dhe semestrave, mban evidencën e notave, realizon transferimet e brendshme dhe të jashtme, pregatidë lëshimin e diplomave dhe dokumenteve tjera për studentë. 

Ky shërbim poashtu organizon orientimin e studentëve të rinj, njoftimin me politikat dhe procedurat e Kolegjit ILIRIA. Këshillon dhe mbështetë studentët e huaj për procedurat e marrjes së lejeqëndrimit dhe nostrifikimit të shkollimit paraprak sipas legjislacionit në fuqi.

Ky shërbim poashtu mbështetë studentët e rinj në nivelet Master, duke ofruar këshilla për studentët, për kushtet e pranimit, duke njoftuar për rregulloret dhe procedurat e kolegjit, si dhe mban evidencë për progresin akademik të studentëve.