Honorary Board Members

Aleksandër Stipcevic

Akademik Aleksandër Stipçeviçi ka qenë mik i madh dhe bashkëpunëtor i zellshëm i Kolegjit Iliria. Në vitin 2009, me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve akademike, është organizuar Konferenca shumë e suksesshme shkencore Iliria dhe Ilirët. Me atë rast, për merita të jashtëzakonshme në fushën e studime albanologjike  Stipçeviç shpallet “Anëtar Nderi i Bordit të Kolegjit ILIRIA”.

Nobelisti Ferid Murad - Anëtar nderi i Bordit të Universitetit ILIRIA

Nobelisti Ferid Muradi, i njohur për kërkimet dhe zbulimet e tij në fushën e mjekësisë, posaçërisht në fiziologji, ka përmbyllur turneun e vizitave të tij në hapësirën kombëtare, Shqipëri, Maqedoni dhe në Kosovë, duke vizituar Universitetin ILIRIA.

Universiteti ILIRIA, ka organizuar një pritje nderi për nobelistin shqiptaro – amerikan Ferid Muradi.

Nobelisti Ferid Murad ka mbajtur një ligjëratë para studentëve dhe personelit akademik të Universitetit ILIRIA.

Universiteti ILIRIA në respekt dhe funksion të zhvillimit të bashkëpunimit e shpalli solemnisht Ferid Muradin “Anëtar Nderi i Bordit të Universitetit ILIRIA”.

Laureati me këtë rast u përshëndet nga strukturat udhëheqëse të Universitetit. Ata shprehën kënaqësinë që Nobelisti Dr. Ferid Muradi mbajti ligjëratë në Universitetin ILIRIA. Ndërkaq, ndaj profesorëve dhe studentëve u bë thirrje që Dr. Muradi të shërbej si shembull se si duhet të zhvillohen kapacitetet dhe se si duhet të punohet për të arritur deri tek vlerat madhore në shkencë.

Shpallet “Anëtar Nderi i Bordit të Kolegjit ILIRIA” piktori me famë botërore Omer Kaleshi.

Duke e shpallur anëtarë nderi i Bordit të Kolegjit ILIRIA piktorin Omer Kaleshi ky institucion po tregon përkushtim të artit në përgjithësi.

Në një ceremoni solemnde Akademik Rexhep Qosja tha se Kolegji Iliria po e nderon Omer Kaleshin në këtë mënyrë duke e bërë anëtarë nderi të Bordit të tij, por sipas tij edhe Omer Kaleshi po veprën dhe emrin e tij po e nderon këtë institucion të çmuar në arsimin e Republikës së Kosovës.

Duke e shpallur anëtar nderi të Bordit, Kolegji Iliria ua bën më të njohur dhe, në të njëjtën kohë më të dashur studentëve të vet, pedagogëve të këtyre studentëve, qytetarëve të Kosovës, e në përgjithësi shqiptarëve ku do që janë e po ashtu edhe krijuesve për të cilin shumë prej tyre nuk dinë aq sa e meriton dhuntia e tij dhe vepra e tij tashmë e pranuar dhe lartë e çmuar më përpara në botë sesa në atdheun e tij, u shpreh Qosja. ”Unë isha gjetur në një botë të jashtëzakonshme, në një botë në të cilën mbizotëronin koka artistike njerëzore, u shpreh ai, ku më tej në fjalimin e tij Qosja piktorin më famë botërore e cilëson si krijues shumë të veçantë, jo vetëm në pikturën shqiptare a turke, por sipas tij ai është piktor i veçantë në pikturën e sotme Evropiane në përgjithësi.

Piktori Omer Kaleshi në fjalimin e tij falënderoi Kolegjin Iliria dhe theksoi se ndjehet shumë i nderuar për titullin e dhënë nga ky institucion.

NTM Princ Leka II Zogu shpallet “Anëtar Nderi i Bordit të Universitetit ILIRIA”

Në një ceremoni solemne, NTM Princ Leka II Zogu shpallet “Anëtar Nderi i Bordit të Universitetit ILIRIA”

Poashtu në këtë ceremoni, nga Oborri Mbretëror Shqiptar, Universitetit ILIRIA iu dha titulli “Mbretëror”

Në fjalimin e Tij, NTM Princ Leka II Zogu theksoi se ky titull është një nder dhe përgjegjësi e madhe.

Studentë dhe profesorë të universitetit, por edhe figura të rëndësishme të politikës në Kosovë i kanë rezervuar një pritje shumë të ngrohtë princit shqiptar.

Prof. Reshat Ametin ANËTAR NDERI TË BORDIT TË KOLEGJIT ILIRIA

Kolegji ILIRIA emëron Prof. Reshat Ametin ANËTAR NDERI TË BORDIT TË KOLEGJIT ILIRIA, për sukseset shumëvjeçare në fushën e artit, veprimtarisë pedagogjike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe për bashkëpunimin që ka me institucionin tonë.

Reshat Ameti dhe veprimtaria e tij dëshmojnë për një qasje liberale dhe me shpirt të lirë në sjelljen dhe punën e tij krijuese që ka pasur, por edhe duke i bërë ballë me krenari periudhës së tranzicionit, kësaj periudhe të pjekurisë së shoqërisë multikulturore. Vetë Reshat Ameti, falë qëndrimit të tij human, por edhe falë talentit dhe prirjes së tij artistike, ia doli t’i mposhtë me sukses barrierat e kohës, të konfrontohet me parimet dhe normat e së zakonshmes dhe të ngjitet pikërisht aty ku krejt natyrshëm e ka vendin si përfaqësues i denjë i artit modern.