ISMAIL KADARE NDEROHET ME ÇMIMIN SHKENCOR NDËRKOMBËTAR “ALEKSANDËR STIPÇEVIQ” PËR VITIN 2020 NGA KOLEGJI ILIRIA

ISMAIL KADARE NDEROHET ME ÇMIMIN SHKENCOR NDËRKOMBËTAR “ALEKSANDËR STIPÇEVIQ” PËR VITIN 2020 NGA KOLEGJI ILIRIAAKADEMIK ISMAIL KADARE, shkrimtar shqiptar me famë botërore, Anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, nderohet me ÇMIMIN SHKENCOR NDËRKOMBËTAR ALEKSANDËR STIPÇEVIQ 2020.Me këtë çmim janë nderuar: Akademik Idriz Ajeti (2017), Akademik Myzafer Korkuti (2018) dhe Akademik Rexhep Qosja (2019).Çmimi prestigjioz Shkencor Ndërkombëtar, që mban emrin e Akademik Aleksandër Stipçeviqit, ilirologut më të shquar shqiptar me famë botërore, i është dorëzuar Ismail Kadaresë më 10 tetor 2020.Në pritjen e organizuar në Durrës nga shkrimtari Ismail Kadare dhe zonja Helena Kadare, në emër të Kolegjit ILIRIA çmimin e dorëzoi Prof. Dr. Isak Shema kryetar i Këshillit Drejtues të Kolegjit.Shkrimtari Ismail Kadare e ka pranuar Çmimin me kënaqësi dhe është falënderuar për konsideratën dhe vlerësimin e Kolegjit ILIRIA.

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts