Kolegji ILIRIA, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizon panel profesional, qëllimi i të cilit është mbështetja dhe fuqizimi i pjesëmarrjes së gruas në shoqërinë kosovare

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, më datën 8 mars 2018, Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me Agjensionin e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), organizuan panel profesional duke sjellë së bashku përfaqësues dhe aktivistë të shoqërisë civile, student dhe pjesëmarrës të tjerë që e nderojnë këtë festë ndërkombëtare të grave.

Përfaqësues të këtij paneli profesional ishin znj. Zana Berisha – Project Management Specialist në USAID, znj. Merita Limani nga PRP dhe znj. Sibel Halimi nga programi Engagement for Equity.

Ky panel shpalosi rezultate nga puna, sfidat dhe të arriturat e shoqërisë kosovare në fuqizimin e rolit të gruas në Kosovë duke theksuar çështjen e fuqizimit të gruas në biznes dhe ndërmarrësi, promovimin dhe përfaqësimin e pozitës së gruas në institucion dhe vendimmarrje si dhe mbështetjen e dhënë përmes programit për barazi gjinore.

Në këtë panel u përmend poashtu rëndësia dhe gatishmëria e institucioneve qeverisëse në krijimin e një klime më të përshtatshme për avancimin e të drejtave të grave e cila njëkohësisht vlerësohet si pjesë e domosdoshme në procesin integrues të shtetit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Me këtë rast panelistet shprehen se gruaja vazhdon të kontribuoj në arritjet dhe zhvillimin e shoqërisë, si atij ekonomik, kulturor dhe politik në përgjithësi në Kosovë dhe në botë. Andaj kjo ditë le të na e forcoj edhe me shume vëmendjen për të punuar në arritjen e rezultateve të knaqshme duke përfshirë çdo qytetar në përmirësimin e barazisë gjinore në vend.

Me një fjalë rasti, Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit ILIRIA, z. Arbër Reçi duke iu drejtuar pjesëmarrësve në këtë panel vlerësoi lartë rolin dhe avancimin e pozitës së gruas në zhvillimin e vendit, duke theksuar kontributin e tyre të madhe në funksionimin dhe zhvillimin e suksesshëm në përgjithësi, në Kolegjin ILIRIA dhe tërë shoqërinë kosovare.

Kolegji ILIRIA, si Institucion i Arsimit të Lartë e ka përkrah dhe ka përfshirë gruan si një prej kuadrove me potencial të madh. Si rezultat i këtij angazhimi numri më i madh i stafit është e gjinisë femërore dhe po ashtu edhe numri i studenteve dhe i të diplomuarve. Përveç kësaj Kolegji ILIRIA, projektet me prioritet në veprimtarinë e saj janë të orientuara në fuqizimin pozitës së gruas në Kosovë.

Ky panel profesional u përmbyll me një koktej rasti duke shënuar kremtimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas në Kolegjin ILIRIA.

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts