PROFESORËT NË VIZITË

Përmes këtij programi Kolegji ILIRIA promovon prezencën e profesorëve dhe profesionistëve të dalluar të ardhur nga Universitete, Institucione dhe Biznese nga e gjithë bota për të ligjëruar dhe për të zhvilluar lëndë në vizitë në Institucionin tonë.

Programi u mundëson studentëve të marrin njohuri të ndryshme teoriko-praktike bashkëkohore dhe të mësojnë metoda inovative të mësimit duke i ndihmuar në këtë formë avancimit të mësimzënies së tyre paralel standardeve ndërkombëtare, nxitjes së bashkëpunimeve të reja student-profesor, hapja e mundësive për bashkëpunime në projekte kërkimore, vizita studimore dhe shumë forma tjera të mobilitetit dhe shkëmbimit akademik-shkencor.

Në anën tjetër ky program i mundëson edhe bashkëdyzimin e aspekteve të mësimdhënies së profesorëve lokal dhe profesorëve në vizitë përmes shkëmbimit të përvojave të tyre dhe njohurive rreth fushave të caktuara relevante si dhe për zhvillimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta akademike-shkencore.

Kolegji ILIRIA deri më tani ka angazhuar këto nën programe dhe këta profesor në vizitë.

Profesorët në Vizitë të Pavarur

Përveç profesorëve që Kolegji ILIRIA angazhon të japin mësim si profesor në vizitë të caktuar për mësimdhënie me nominim të CILS (e cila luan rolin e ndërmjetësuesit), gjithashtu Kolegji ILIRIA ka caktuar profesorë të cilët ligjërojnë lëndët e tyre respektive për shumë vite me radhë në Institucionin tonë, si profesorë të pavarur.

Gjithashtu, ILIRIA është në proces të negociatave me disa dhe është e hapur për angazhim si profesorë në vizitë, individë të aftë praktikisht dhe me njohuri, të cilët do të mund të bartnin tek studentët njohuri inovative shtesë në fusha respektive studimesh dhe të i bënin ata të familjarizohen me metodologjitë bashkëkohore të mësimit.

Profesorët e pavarur në vizitë të cilët kanë ligjëruar në Kolegjin ILIRIA janë:

Jaana Holvikivi

Oklahoma City Holladay & CHILTON

Siegfried Ladnorg

Avokat Mbrojtës në Asociacionin e shtetit të Illinois, SHBA.

Jane Nicholson

Oklahoma City Holladay & CHILTON

Thomas Feltes

Avokat Mbrojtës në Asociacionin e shtetit të Illinois, SHBA.

Programi i Profesorëve në Vizitë për Avokatë të Lartë

Këtë program Kolegji ILIRIA e zhvillon që nga viti 2007 në bashkëpunim me Qendrën për Studime Ligjore Ndërkombëtare (CILS) me qendër në Salzburg, Austri.

Rreth programit të Profesorëve në Vizitë për Avokatë të Lartë

Përmes Programit të vet për Avokatë të Lartë, Qendra për Studime Ligjore Ndërkombëtare ka pozicionuar praktikantë të Ligjit Zakonor në profesorshipin në vizitë tek institucione të Evropës Perëndimore dhe tek Ish Republikat e Bashkimit Sovjetik. Më shumë se 400 Avokatë të Lartë kanë realizuar mbi 600 angazhime në shtatë vitet e para të programit. Qendra, në bashkëpunim me Fakultetet e Juridikut në Evropën Perëndimore dhe në Ish Republikat e Bashkimit Sovjetik, do të ofroj angazhime afat-shkurtra për 90 Avokatë të Lartë nga shtetet me Ligj Zakonor, përgjatë Pranverës 2013 dhe Vjeshtës 2013. Një “Avokat i Lartë” ka së paku 15 vite të praktikës kuptimplote në fushën të cilën ai ose ajo propozon ta ligjërojë.
Afati kohor i mësimdhënies mund të jetë nga dy në gjashtë javë dhe kohëzgjatja e angazhimit dhe datat e mësimdhënies janë subjekt i negocimit mes të të Caktuarit dhe Universitetit Pritës. Fushat e mësimdhënies nuk janë të kufizuara, por ekziston interes i veçantë në Ligjin e Korporatave dhe atë Biznesor, Pronësi Intelektuale, Çështje Gjyqësore, Arbitrazh dhe Procedurë Kriminale.
Qëllimi i këtyre seminareve është prezantimi i fushave specifike të Sistemit Ligjor të Ligjit Zakonor tek studentët dhe Fakulteti i Universitetit Pritës. Këto angazhime në Fakultet nuk janë të kompensueshme financiarisht dhe i Caktuari është përgjegjës për udhëtimin e tij/saj. Universiteti Pritës mbështetjen e tij e bën duke ja siguruar të Caktuarit vendqëndrimin.

Deri më tani Kolegji ILIRIA ka caktuar të përfshijë në procesin e mësimdhënies profesorët në vazhdim me nominim të Qendrës për Studime Ligjore Ndërkombëtare, të cilët kanë mbajtur lëndë intensive mbi tema të ndryshme:

Don Holladay

Oklahoma City Holladay & CHILTON

GEORGE VERNON

Avokat Mbrojtës në Asociacionin e shtetit të Illinois, SHBA.

Thomas N. Jersild

Mayer Brown LLP.

Thomas H. Pope

Oklahoma City Holladay & CHILTON

Catherine Carr

Avokat Mbrojtës në Asociacionin e shtetit të Illinois, SHBA.

Leo Stern

Mayer Brown LLP.