KËSHILLI DREJTUES

KËSHILLI DREJTUES i Kolegjit ILIRIA

 
Këshilli Drejtues është organi suprem drejtues i Kolegjit. Ai do të sigurojë që zbatimi i këtij Statuti të jetë i vazhdueshëm dhe i saktë.

Këshilli Drejtues është politikë-bërësi kryesor i Kolegjit. Politikat e tij nuk mund të trajtojnë as çështje shumë akademike e as shumë menaxheriale. Këshilli Drejtues është i autorizuar që:

  • mban përgjegjësinë përfundimtare për përformancën e Kolegjit;
  • të përcaktojë drejtimin e përgjithshëm të politikave dhe zhvillimin e Kolegjit
  • të miraton politikat lidhur me zhvillimin e përgjithshëm akademik dhe menaxherial;
  • të konfirmojë buxhetin vjetor të Kolegjit, dhe të konfirmojë çfarëdo ndryshimesh të propozuara në të;
  • të emëron dy anëtarë me të drejtë vote të Senatit dhe kryesuesin e tij, Rektorin;
  • emëron Rektorin
  • të vendosë për mocionet e shkarkimit të Rektorit;
  • vendos për mocionet e shkarkimit të Rektorit, sipas procedurës së përcaktuar me këtë Statut;
  • të konfirmojë propozimet e Rektorit dhe të Senatit për themelimin e departamenteve të arsimit;
  • konfirmon hyrjen në detyrime kontraktuale, nëse objekti i këtij të fundit përfshin më shumë se 1/10 e pronës së Kolegjit.
  • të thërrasë seanca të Senatit, kur vërehet se janë kryer praktika të këqija ose rënie akademike;
  • të kërkojë përgjegjësi jo të detyrueshme nga stafi akademik nëse paraqiten dështime të mëdha;
  • konfirmon ndryshimet strukturore të Kolegjit, bazuar në propozimin e Rektorit dhe të Senatit;
  • të përcaktojë skemat e pagave për stafin e Kolegjit, pasi të ketë marrë propozimin e Rektorit
 

Këshilli Drejtues do të përmbahet nga:

  • ndërhyrjet në politikat akademike të Senatit, të miratuara në sferën e kompetencave të këtyre të fundit, siç është e përcaktuara nga ky Statut;
  • ndërhyrjet në emërimin e stafit akademik dhe shkarkimet; 
  • të ndalojë përparimin akademik të ndërmarrë nga Rektori dhe Senati; 
  • ndërhyrjet në procesin e pranimit të studentëve; 
  • ndërhyrjet në rezultatet e vlerësimit të studentëve;
  • ndërhyrjet në vendimin për dhënien e gradave shkencore; 
  • ndërhyrjet në avancimin e stafit akademik;
  • ndërhyrjet në vendosmërinë e statusit të pro bono publico të Kolegjit;
  • ndërhyrjet në kryerjen e hulumtimeve në kolegj.

Këshilli Drejtues përbëhet nga nëntë (9) anëtarë. Katër (4) anëtarë të organit emërohen nga themeluesit e Kolegjit. Tre (3) anëtarë emërohen me zgjedhje të përbashkët të Rektorit dhe Senatit. Dy (2) anëtarë të organit emërohen nga Unioni i studentëve, me kushtin që përfaqësuesi përkatës të jetë student aktual në Kolegj.

Duhet të sigurohet se anëtarët e Këshillit Drejtues do të jenë:

  • intelektualë ose praktikues të mirë;
  • të aftë për ofrimin e politikave brenda spektrit të kompetencave përkatëse të Këshillit Drejtues;
  • individët e pa-politizuar, dhe
  • figura të pakontestuara nga popullata e gjerë.
 
Procedura e emërimit dhe mandati:
  • Katër (4) anëtarë do të emërohen nga themeluesit e Kolegjit, pasi të kenë marrë mendimin dhe propozimet e një paneli këshillimor të përbërë nga akademikë universitar dhe të vendosur jo zyrtarisht nga vetë themeluesit. Mendimi i panel këshillimor nuk përbën asnjë kufizim ose limitim të vendimit të themeluesve. 
  • Tre (3) anëtarë emërohen me vendim të përbashkët të Rektorit dhe Senatit. Si Rektori, ashtu edhe Senati formojnë një panel prej katër profesorëve, të cilët përzgjedhin gjashtë individë për të shërbyer në organ. Senati i përzgjedh dy persona nga lista përkatëse, Rektori përzgjedh një person. Njëri nga anëtarët e propozuar do të jetë nga Departamenti i Hulumtimeve. 
  • Dy (2) anëtarë, emërohen nga organi kryesor i vendimmarrjes i Unionit Studentor.
  • Mandati i anëtarëve të Këshilit Drejtues është 6 vjet, me të drejtë riemërimi. 
  • Kryesuesi i Këshillit Drejtues do të mbahet nga një prej themeluesve të Kolegjit. Nëse nuk pranohet nga kjo e fundit, Kryetari zgjidhet me shumicë absolute votash në Organ