PROGRAMI BACHELOR
Juridik
PROGRAMI BACHELOR
JURIDIK – I PËRGJITHSHËM
Kohëzgjatja: 4 vite
ECTS: 240
Fakulteti Juridik mundëson përgatitje të ekspertëve të ardhshem nga lëmia e shkencave juridike, i dizajnuar me plan dhe program për të krijuar juristë me shkallë të lartë të aftësive profesionale që të shërbejnë në administratën shtetrore dhe etnitetin e biznesit si në nivel vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Duke marrë për bazë rëndësinë e profesionit të juristit në nxitjen, zhvillimin dhe aplikimin e të drejtës në administratën shtetërore dhe në etnitetin e biznesit, e bën profilin e juristit dhe vetë Fakultetin Juridik të një rëndësie të veçantrë.
Në këtë fakultet kandidatët do të mësojnë që pos lëndëve profesionale juridike të mësojnë edhe lëndë tjera të cilat do të kompletojnë rrumbullaksimin e njohurive të një juristi sipas kërkesave të bashkëkohore të sektorit public dhe privat. Juristi do të jetë i aftë të bëjë prezantime të shkëlqyeshme të situatave, analizë të tyre dhe njëkohësisht të japër zgjidhje profesionale.
Kompletimin e njohurive në Fakultetin Juridik të Kolegjit ILIRIA, do ta mundësojnë personeli arsimor i cili është i aftë dhe me përvojë shumë vjeçare. Pajisjet teknike që do të përdoret gjatë ligjërimit do të mundësojnë një ligjërim të avansuar dhe me efekivitet të lartë.
Avancimi në dituri dhe në konkurencë në lëminë e sistemit juridik është rezultat i qasjeve, metodave dhe formave të studimit, të cilat janë efektive dhe të pranueshme për studentët.
Pozita juridikie e Kosovës dhe zhvillimi i ekonomisë së tregut kërkonë juristë të aftë të cilët do të jenë të pregaditur për këto sfida që i kërkon profesioni i juristit. Kurse kompletimi i njohurive në Fakulktetin Juridik tani do të jetë realitet.