PROGRAMI BACHELOR

Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci

PROGRAMI BACHELOR

MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE DHE DIPLOMACI

Kohëzgjatja:  3 vite

ECTS:  180

Fakulteti përpiqet që të thellojë njohuritë e studentëve për Diplomacinë dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, duke u bazuar në besimin se Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, është një fushë me interes të njëjtë si për ata që qeverisin ashtu edhe për ata që janë të qeverisur. Njohuritë për qeverisjen, për politikat e brendshme dhe të jashtme, pastaj hollësitë rreth shkencave të caktuara ligjore dhe fushat tjera të ngjashme të njohurive siç janë ekonomia, sociologjia, historia dhe gjeopolitika, kontribuojnë që edhe qeverisësi dhe i qeverisuri të jenë të drejtë. Kjo njohuri është e rëndësishme edhe për marrëdhëniet e kombeve në botë, si dhe për marrëdhëniet me organizatat dhe institucionet ndërkombëtare dhe rajonale për t’i shërbyer interesit të paqes në botë, paqe kjo që do të jetë e bazuar në normat e drejtësisë dhe barazisë.

Fakulteti synon që tu mundësojë studentëve të tij të thellojnë njohuritë e tyre për Diplomacinë dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e këtyre fushave me pjesën tjetër të shkencave humane, dhe kjo do të ndihmojë fakultetin që të arrijë këto objektiva kryesore: 

  1. Të përgatisë dhe kualifikojë të diplomuarit që janë në gjendje të punësohen në ato fusha të shërbimit civil ku kërkohen kualifikime të veçanta, siç janë kryerja e detyrave diplomatike ose konsullore në shtetet e tyre përkatëse. Kjo fushë e veçantë është pika e përqendrimit të vëmendjes së studentëve kur i bashkohen specializimit në shkencat diplomatike, gjë që u ndihmon atyre që përveç njohurive të përgjithshme për marrëdhëniet ndërkombëtare të fitojnë edhe njohuri të specializuara.
  2. Të përgatisë të diplomuarit e kualifikuar për të marrë pozita në organizatat rajonale, ndërkombëtare, qeveritare ose joqeveritare përmes specializimit në marrëdhëniet ndërkombëtare, pa i penguar këta studentë që të fitojnë ekspertiza dhe njohuri edhe në shkencat diplomatike.
  3. Të përgatisë të diplomuarit e kualifikuar për t’u punësuar në kompanitë dhe ndërmarrjet private që punojnë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe këtu atyre do t’iu ndihmojnë njohuritë që ata kanë për diplomacinë dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare për të plotësuar nevojat e tregut, jo vetëm në bazë furnizimit dhe kërkesave, por edhe në bazë të zhvillimeve politike. Kjo i pajis studentët edhe një dimension tjetër të rëndësishëm njohurish në këtë sistem mbizotërues të globalizimit dhe karakteristikave dominuese, që kanë të bëjnë me të.
  4. Të përgatisë të diplomuar të kualifikuar për të punuar në qendrat private dhe shtetërore për hulumtime strategjike dhe politike.