PROGRAMI BACHELOR

Shkenca Kompjuterike - Informatikë e Aplikuar

Studime Bachelor
Kohëzgjatja:  3 Vite
ECTS:  180

Programi i Shkencave të Aplikuara ofron njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike në fushën e shkencave të aplikuara të informatikës për të punuar profesionalisht në biznese të cilat kanë të bëjnë me teknologjinë informative dhe aplikimin e tyre për biznese udhëheqëse, shërbime publike dhe institucione të një spektri të gjerë.

Programi ofron mundësinë për studentët që ata të marrin njohuri dhe aftësi në pajtueshmëri me dimensionet e avancuara të ekonomisë së tregut. Njohuritë e ofruara në fushën e shkencave të aplikuara të informatikës do të bëjnë të mundur për studentët, që ata të jenë në gjendje të aplikojnë njohuritë e informatikës për një menaxhment shumë efektiv.

Kualifikimi i studentëve në laboratorin e informatikës do të ofrojë mundësinë për ta, që të marrin aftësitë e nevojshme praktike.
Studentët do të arrijnë nivel të lartë të njohurive në: Programim, Softuer Aplikativ, Menaxhim të Bazës së të Dhënave, Menaxhment, Analiza Makroekonomike, Makroekonomi, Aftësi për Shkrim dhe Prezantim, Menaxhim të Resurseve Humane, dhe tjera fushe të cilat do të bëjnë të mundur kompletimin e njohurive për menaxhment të një spektri në një nivel mjaft të avancuar.

Lidhja e fortë e njohurisë teorike me kualifikimin e tyre në praktikë është bazë e punës në këtë fakultet. Respektivisht, studentët do të jenë në gjendje të dinë të menaxhojnë në mënyrë të suksesshme, në kushtet e ekonomisë së tregut, duke njohur dhe duke adoptuar veprimet e tyre menaxheriale përkrah kërkesave dhe specifikave që janë prezente në Kosovë.

Përderisa, aftësitë e fituara në fushën e informatikës do të rrisin nivelin menaxherial të studentëve në një nivel të lartë.
Me njohuritë e fituara në këtë fakultet, studentët do të kualifikohen për të punuar me sukses në: iniciativa të biznesit, në menaxhimin e sistemeve informative, në menaxhimin e ndërmarrjeve private dhe publike, në menaxhimin e bankave, institucioneve publike, kualifikim në fushën e informatikës, veçanërisht në fushën e programimit, punës në institucione kërkimore, institute për konsultime dhe shumë shërbime të ndryshme.