Doctor Honoris Causa
Philip Kotler
12 doktoratura nderi. Kotler është i vetmi fitues i tri çmimeve prestigjioze “Alpha Kappa Psi” për artikullin më të mirë në revistën vjetore të marketingut. Ai është ndër 50 gurut (njohësit) më të dalluar në botë, që nga viti 1998.
Në vitin 2008 dhe 2009, Kotler u rendit në mesin e 10 mendimtarëve më të mëdhenj të biznesit në botë.
Titulli i nderit “Doctor Honoris Causa”, i dhënë për Philip Kotler nga Universiteti ILIRIA, përfaqëson njohjen dhe respektin e këtij Universiteti, komunitetit akademik dhe rinisë studentore të Republikës së Kosovës për kontributin e jashtëzakonshëm të tij dhënë për shkencën dhe shoqërinë në përgjithësi, për zhvillimin e shkencës së marketingut në veçanti, për zgjerimin e përdorimit të marketingut edhe jashtë fushës së biznesit, si dhe për ndikimin pozitiv që ky kontribut ka pasur në jetët e njerëzve në mbarë botën.
Ceremonia e ndarjes së titullit u zhvillua në hapësirat e Universitetit ILIRIA, me pjesëmarrje të një numri të madh të komunitetit akademik, studentëve, shoqërisë së gjerë dhe medieve.
Laureati me këtë rast, në fjalën e tij, shprehu mirënjohjen për nderin dhe vlerësimin që Universiteti ILIRIA po i bën punës dhe arritjeve të tij si dhe u shpreh shumë pozitiv lidhur me përshtypjet e tij për popullin e Kosovës, duke pasur parasysh se kjo është hera e parë që Kotler viziton këtë shtet. Kotler i dhuroi bibliotekës së Universitetit ILIRIA, librin e tij “Marketing 3.0”.