Instituti për Kërkime dhe Shkencë

Instituti për kërkime dhe shkencë i Kolegjit ILIRIA është krijuar për të gjallëruar aktivitetet kërkimore-shkencore në shërbim të shoqërisë së Kosovës.

Kolegji  ILIRIA, duke marrë parasysh punën e pakët kërkimore-shkencore  të zhvilluar në institucioneve të arsimit të lartë të Kosovës dhe duke marrë në konsideratë nevojat e mëdha për kërkime shkencore, që demonstron çdo fushë shoqërore sot në Kosovë, ka vendosur t’i kushtojë rëndësi parësore aktivitetit kërkimor-shkencor brenda Kolegjit. Kjo do të mundësojë, gjithashtu, koha që kalon një profesor në aktivitet kërkimor-shkencor, t’i afrohet standardeve evropiane për sa i përket raportit mësimdhënie-aktivitet kërkimor-shkencor.

Instituti për kërkime dhe shkencë përbëhet nga profesorë të Kolegjit ILIRIA, të cilët përvojën dhe njohuritë i vendosin në kontekstin e hulumtimit të çështjeve dhe tematikave të ndryshme me interes. Gjithashtu, kjo zyrë realizon donacionet e ndryshme, që i jepen Kolegjit ILIRIA për hulumtime dhe studime. Më tej, zyra shfrytëzon edhe fonde të brendshme të Kolegjit ILIRIA, fonde të cilat kërkojnë pjesëmarrjen aktive të studenteve në kërkimet e zhvilluara nga kjo zyrë.

Kjo zyrë i raporton Bordit të Kolegjit ILIRIA, i cili është edhe miratuesi i politikave kërkimore-shkencore dhe studimore të Kolegjit. Zyra bashkëpunon ngushtë me Zyrën e Botimeve, duke botuar periodikisht materiale që u përket  rezultateve të studimeve, ashtu edhe literaturë specifike në lidhje me metodologjinë kërkimore-shkencore, materiale këto që janë me interes për studentet dhe me gjerë. Instituti për kërkime dhe shkencë organizon edhe takime, tryeza dhe konferenca shkencore të ndryshme, në të cilat bëhen publike dhe debatohen rezultatet e hulumtimeve të saj.

Instituti për kërkime dhe shkencë përgatit projekte kërkimore-shkencore dhe konkurron si e tillë në tregun hulumtues të Kosovës. Ajo bashkëpunon me kompanitë e ndryshme kosovare dhe ndërkombëtare, duke u ofruar atyre shërbimet e saj. Kjo bënë të mundur, që Kolegji ILIRIA të përmbushë edhe një kriter të rëndësishëm të funksionimit të një universiteti modern: ofrimin e shërbimeve për shoqërinë.

Instituti për Kërkime Shkencore dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar

Getoar Lubeniqi PhD c.
Hulumtues
E-mail: [email protected]