Kampusi i Kolegjit ILIRIA është i vendosur në një nga lagjet më tërheqëse dhe më relaksuese të Prishtinës. Kampusi ynë ndodhet në lagjen Kodra e Diellit, në rrugën Gazmend Zajmi, nr. 75. Kushdo që ka kaluar pranë Kolegjit Mbretëror ILIRIA ka ndjerë atmosferën dhe rregullin akademik të këtij institucioni. Kampusi i Kolegjit Mbretëror ILIRIA ndodhet në mes të gjelbërimit dhe qetësisë.
Kampusi përbëhet nga ndërtesa me hapësira të bollshme për të gjitha aktivitetet universitare. Ndërtesat kanë elementë sigurie të standardit evropian. Gjithashtu, dizajni arkitektonik i tyre mundëson, që vetë klasat e gjera të kenë dritë natyrore të vazhdueshme. Nga ana tjetër, ajrosja brenda ndërtesës është shumë e mirë, duke qenë se të gjitha sallat janë të lidhura me sistemin e ajrit të kondicionuar. Ndërtesat kanë ngrohje qendrore funksionale dhe të vazhdueshme gjatë gjithë kohës, kur ka temperatura të ulta.