Sigurimi i Cilësisë
Kolegji ILIRIA është i përkushtuar për sigurimin e cilësisë, relevante për nevojat e individëve dhe organizatave në Kosovë. Arritja e cilësisë më të lartë kërkon që Kolegji të ketë zbatuar procedura të sigurimit të cilësisë dhe kontrollit që i mundësojnë institucionit të identifikojë fushat që mund të përmirësohen dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të bërë këto përmirësime. Kolegji është i përkushtuar të sigurojë një etikë të cilësisë në të gjitha aktivitetet e tij dhe të përfshijë një kulturë të përmirësimit të vazhdueshëm në ofrimin e shërbimeve për studentët dhe për komunitetin e gjerë. Procedurat e sigurimit të cilësisë dhe iniciativat e përmirësimit bazohen në analizën e informacionit, të dhënave dhe raporteve të marra përmes një procesi të strukturuar të vlerësimit, monitorimit dhe informatave prapavajtëse nga akterët e brendshëm dhe të jashtëm.
Kolegji ILIRIA ka hartuar Manualin e Sigurimit të Cilësisë së Kolegjit në përputhje me Udhëzimet e ESG 2015 për sigurimin e brendshëm të cilësisë. Ai përshkruan strukturat kryesore, proceset, politikat, procedurat, masat e performancës dhe mekanizmat e sigurimit të cilësisë që lehtësojnë një qasje sistematike për të përfshirë një qasje të përmirësimit të cilësisë brenda institucionit.
Zhvillimi i Sistemit të Sigurimit të Cilësisë mbështet qasjen e institucioneve për të realizuar angazhimin e tyre ndaj cilësisë. Aktivitetet thelbësore të institucioneve të tilla si mësimdhënia dhe mësimi, hulumtimi dhe inovacioni mbështeten nga departamentet e shërbimit qendror dhe shërbimet e mbështetjes së studentëve.
Strukturat e menaxhimit dhe qeverisjes së Kolegjit ofrojnë udhëheqje në zhvillimin dhe zbatimin e sigurimit të cilësisë përmes institucionit. Sidoqoftë, të gjithë hisedarët e brendshëm dhe të jashtëm japin kontribut në procesin e sigurimit të cilësisë dhe janë të dobishëm për arritjen e qëllimeve institucionale. Stafi akademik është thelbësor në zhvillimin dhe zbatimin e procesit të sigurimit të cilësisë në fushat akademike. Shërbimet qendrore dhe shërbimet e mbështetjes së studentëve kanë pikat e tyre kyçe dhe luajnë një rol jetësor në mundësimin dhe mbështetjen e aktiviteteve thelbësore të Kolegjit. Përgjegjësia kolektive arrihet përmes përfshirjes në mbledhjet e departamenteve, këshillat e fakulteteve dhe nën-komisione të ndryshme të tjera për grupe pune brenda fushave të ndryshme funksionale në nivel institucional dhe departamentesh.