PROGRAMI MASTER

Juridik - Civil

Plani dhe programi mësimor i studimeve master në drejtimin civil pranë Fakultetit Juridik, Departamenti Juridik i mpërgjithshëm, është i dizenjuar që të përgatit ekspertë të niveli master me shkallë të lartë të aftësive profesionale që të shërbejnë në administratën shtetërore, gjyqësi, në çështje të pronësisë, në procese të privatizimit, si avokatë etj, si në nivel vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Duke marrë për bazë nevojën për kuadro të këtij profili, shkollimi i këtyre kuadrove arsyeton organizimin e studimeve master në këtë lëmi. Avancimi në dituri dhe në konkurrencë në lëmine civile është rezultat i qasjeve, metodave dhe formave të studimit, të cilat janë efektive dhe të pranueshme për studentët.

Pozita juridike e Kosovës dhe zhvillimi i ekonomisë së tregut kërkon juristë të nivelit master në lëminë civile, të aftë që të jenë të pregatitur për këto sfida që i kërkon ky profesion.