Kohëzgjatja: 2 vite
ECTS: 120
Studimet Master në Menaxhment dhe Informatikë pranë Fakultetit të Menaxhmentit dhe Informatikës aftësojnë studentët duke ofruar njohuri të avancuara teorike dhe praktike nga fusha e menaxhmentit të nevojshme për të qeverisur bizneset, shërbimet publike dhe institucionet e një spektri të gjerë.
Programi i Masterit në Menaxhment dhe Informatikë ofron mundësi që studentët të pajisen me dije dhe shkathtësi sipas dimensioneve të përparuara të ekonomisë së tregut. Dija e ofruar nga fusha e menaxhmentit do të ju mundësojë studentëve që ato fitojnë njohuri të avancuara për menaxhim sa më të efektshëm. Studentëve do të ju ofroj mundësi që të fitojnë shkathtësitë e nevojshme teorike dhe praktike nga menaxhimi.
Qëllimi i studimeve të masterit në menaxhment është t’i aftësojë studentët në zhvillimin e kreativitetit menaxhues, në marrjen e vendimeve, në aspektin teorik dhe praktik për detyrat menaxhuese dhe rolin e menaxherëve në zhvillimin ekonomik, sidomos në zhvillimin e iniciativës private. Programi i masterit është i mbështetur në përvojat e aftësimit të profileve të ngjashme në universitetet evropiane dhe amerikane.