PROGRAMI MASTER

Master në Shkenca Kompjuterike – Inxhinieri Softverike

Përshkrimi i programit
Objektivat e Programit të studimeve janë:
–    Reagimi ndaj nevojave të tregut global për zhvillimin e proceseve aplikative, zhvillimit të softvereve dhe aplikacioneve, me theks të veçantë tek nevojat rajonale dhe perspektivat specifike të Republikës së Kosovës, drejt zhvillimit të një hapësire të përbashkët evropiane të arsimit, punësimit dhe hulumtimit;
–    Të përgatisë studentët për sfidat aktuale dhe të ardhme në fushat e TIK-ut, duke zhvilluar aftësitë e të menduarit kritik të domosdoshëm për krijimtari, etikë dhe efikasitet, në një gamë të gjerë kontekstesh;
–    Të trajnojë studentët që t’i qasen nevojave informative të një organizate, për të implementuar teknologji të reja, si dhe për të zbuluar zgjidhje inovative ndaj programeve afariste dhe hulumtuese;
–    Të përgatisë studentët për karrierë të mëtutjeshme akademike apo hulumtuese;
Karriera
Programi do t’i pajisë studentët me njohuritë dhe aftësitë e domosdoshme për të kontribuar në të gjitha aspektet e procesit të zhvillimit të softvereve, hardvereve, koncepteve fundamentale që mbeten konstante, përkundër zhvillimit të shpejtë të teknologjisë, duke përfshirë edhe planifikimin, bashkëpunimin, specifikacionet, dizajnimin, zhvillimin, ofrimin dhe mirëmbajtjen e produkteve softverike. Përveç këtyre, studentët do të përvetësojnë aftësi të përgjithshme, si të menduarit analitik dhe kritik, punën ekipore dhe punën në mjedise shumëkulturore, planifikim e organizim.

Pas përfundimit të programit, të diplomuarit do të kenë mundësi karriere në një numër industrish, kryesisht në përmbushje të nevojave për dizajnim të sistemeve kompjuterike, si zhvillues programesh, testues programesh, menaxherë të projekteve e proceseve softverike.
Semestri i fundit i studimeve përfshin shkrimin e tezës së magjistraturës, aftësimin e të diplomuarve që të vazhdojnë studimet e tyre drejt titullit të doktoratës në shkenca kompjuterike.

PËRSHKRUESIT
Njohuritë dhe të kuptuarit

Njohuria e avancuar dhe të kuptuarit në fushën e TIK-ut, zhvillimit të softvereve dhe aplikacioneve, teknologjive bashkëkohore hardverike, informatika “cloud” dhe aplikacionet, si:
–    Zhvillimi i softvereve, analiza e nevojave, dizajnimi, kodimi, testimi dhe infrastruktura;
–    Gjuhët e programimit, analiza e tyre dhe përdorimi në zhvillimin e solucioneve të ndryshme softverike, analiza e sistemit të softverit, zhvillimi i aplikacioneve dhe sigurisë së internetit, rrjetëzimi;
Njohuria për konceptet e avancuara në shkenca kompjuterike.
Menaxhimi i projekteve të mëdha softverike.

Aplikimi i njohurisë dhe kuptimeve

–    Të mund të aplikojnë, të përdorin, zhvillojnë dhe vendosin sisteme të avancuara softverike dhe të menaxhojnë infrastruktura moderne hardveri.
–    Të mund të ofrojnë dhe aplikojnë metoda dhe metodologji të ndryshme të zhvillimit të softverit për ofrim të zgjidhjeve të mëdha të TI-së.
–    Të mund të përdorin vegla të ndryshme për zhvillim të softuerëve, si dhe t’i programojnë ato me anë të programeve shell, skriptave dhe të përpiluara, në mjedise të veçanta apo në rrjet.
–    Të mund të marrin pjesë në procesin e zgjidhjes së problemeve në mjedise të reja, të pavështruara apo të panjohura më parë, për zhvillim të softuerëve në mënyrë origjinale, kritike dhe kreative.
–    Të jenë në gjendje të organizojnë sisteme softuerike për të zgjidhur çështje të ndryshme sociale, ekonomike dhe/ose teknologjike.
–    Të jenë në gjendje të marrin pjesë në projekte hulumtimi si bazë për zhvillim të mëtutjeshëm akademik.
–    Të demonstrojnë ekspertizë në adresimin e problemeve reale në fushën e zhvillimit të softuerëve dhe menaxhim të projekteve.
–    Të mund të zhvillojnë dhe aplikojnë idetë origjinale dhe kreative.

Gjykimi
–    Të mund të grumbullojnë, analizojnë dhe vlerësojnë të dhënat në mënyrë adekuate, me anë të veglave dhe sistemeve moderne për çështje të caktuara sociale, ekonomike dhe/ose organizative.
–    Të jetë në gjendje të vlerësojnë në mënyrë adekuate afatet e kërkuara, resurset dhe rreziqet në planifikim, zhvillim, vendosje dhe mirëmbajtje të programeve, me anë të veglave të duhura.
–    Të mund të argumentojnë dhe shpjegojnë ide e koncepte.
–    Të mund të testojnë, vlerësojnë dhe vendosin sipas nevojës me anë të zgjidhjeve të mundshme të TI-së.

Aftësitë komunikuese
–    Të mund të komunikojnë në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme njohuritë, të dhënat dhe rezultatet e nevojshme para pjesëtarëve të ekipit, konsumatorëve, menaxherëve dhe aktorëve tjerë në zhvillim të softuerëve.
–    Të mund të përshtasin stilin dhe formën e shprehjes kur i adresohen audiencës jo-eksperte.
–    Të mund të iniciojnë, të udhëheqin dhe të marrin përgjegjësi për punën e një grupi njerëzish.
–    Të jetë në gjendje të ndërmarrë përgatitje për hulumtim dhe kontribuim në fushën e zhvillimit të softuerët.

Aftësitë e të mësuarit

–    Të mund të ndjekin zhvillimet e reja në fushën e zhvillimit dhe softuerit dhe aplikacioneve, të mësojnë teknologji të reja dhe t’i zbatojnë ato.
–    Të mund të identifikojnë nevojat dhe drejtimet e zhvillimit personal dhe autonom.