Dekanatet
DEKANËT DHE KOMPETENCAT E FAKULTETEVE
Fakultetet do të drejtohen nga një Dekan, i cili do të kryesojë edhe anën menaxheriale edhe akademike të departamentit.
Dekani i studimit konsiderohet i emëruar pasi të jetë propozuar nga Rektori dhe i konfirmuar nga Senati. Rektori duhet të mbajë së paku një gradën e ligjëruesit. Dekani mund të emërojë deri në dy Pro-Dekan.
Dekani është përgjegjës ndaj Senatit për punët akademike të departamentit, ndërsa përgjegjësia për punët menaxheriale i dorëzohet Rektorit.
Dekani mund të shkarkohet pasi që Rektori dhe Senati kanë marrë një vendim të tillë të përbashkët. Nëse ekziston një konflikt i pëlqimit për shkarkimin e Dekanëve ndërmjet Senatit dhe Rektorit, Këshilli Drejtues do të vendosë përfundimisht për një çështje të tillë. Mandati i Dekan do të jetë 3 vjeçar.
Secili Fakultet do të ketë kompetencat si në vijim:
- të rregullojë drejtimet mësimore dhe të studimit brenda departamentit;
- organizon procesin e arsimit në fushat e autorizuara të studimit;
- të realizojë kurikulat brenda programeve studimore të departamentit;
- të organizojë procesin e vlerësimit dhe të shënojë performancën e studentëve;
- T’i propozojë Senatit dhënien e gradave, pasi janë zbatuar udhëzimet dhe/ose rregulloret e dhëna;
- të autorizojë komisione të apelit nëse një student i caktuar konsideron se e drejta e tij/saj për një vlerësim të drejtë është dëmtuar;
- Të angazhohet në emërimin e stafit akademik, siç përcaktohet me këtë statut;
- Të angazhohet në promovimin akademik, siç përcaktohet me këtë statut;
- t’i propozojë Senatit shkarkime të stafit akademik;
- të shpërndajë kurset dhe orët e mësimdhënies në kuadër të stafit akademik dhe të administrojë mjetet mësimore;
- Të zbatojë politikat e Senatit në lidhje me pranimet e studentëve;
- për t’iu përgjigjur kërkesave të studentëve, siç përcaktohet me këtë Statut;
- t’i dorëzojë Regjistruesit Akademik rezultatet e performancës së studentëve dhe reagimet e tjera të interesuara;
- T’i adresojë rekomandimet e REKTORIT dhe Senatit në lidhje me çështjet akademike dhe menaxheriale;
- Të obligojë personelin mësimdhënës që të marrë pjesë në hulumtime, në kuadër të politikave të Departamentit të Hulumtimeve;
- të nominojë përfitues të bursave dhe granteve në Senat.
Çdo fakultet do të ketë buxhet specifik për zbatimin e detyrave të tij themelore. Pagat dhe skemat e tyre nuk përfshihen në buxhetin e fakultetit. Çdo fakultet duhet të sigurojë që REKTORI të informohet me nevojat financiare të tij.
Menaxhmenti i buxhetit të ndarë duhet të jetë autonom nga fakulteti.