Rektorati

Rektori i Kolegjit ILIRIA

 

Rektori udhëheq aktivitetin e përgjithshëm të Kolegjit. Kështu, Rektori ka kompetencat si në vijim:

  • ushtron punët akademike dhe menaxhuese të Kolegjit, pronave të tij si dhe burimeve financiare;
  • të jetë përgjegjës para Këshillit Drejtues dhe Senatit për efikasitetin e menaxhimit të financave dhe pronave të Kolegjit;
  • i propozon Këshillit Drejtues buxhetin vjetor të Kolegjit;
  • të ekzekutojë akte dhe politika normative të Kolegjit që kanë të bëjnë me çështje akademike dhe ekzekutive;
  • mbajtjen dhe nxitjen e lidhjeve të Kolegjit me partnerët e jashtëm;
  • menaxhon stafin administrativ dhe zyrat administrative të Kolegjit;
  • zhvillimi i politikave të rritjes strategjike për Kolegjin;
  • mbajtjen e buxhetit dhe administrimin e tij;
  • duke iu nënshtruar rregullave të përcaktuara me Statut, propozon dhe angazhohet në emërimin e stafit akademik;
  • propozon dhe angazhohet në emërimin e udhëheqësve të departamenteve, siç përcaktohet me Statut;
  • emëron personelin administrativ të Kolegjit;
  • rritjen e të hyrave të Kolegjit dhe përcaktimin e tarifave për ofrimin e ndonjë shërbimi;
  • avokimi i institucioneve dhe ndërmarrjeve me qëllim të krijimit të bursave, granteve dhe sponsorizimeve për nevoja akademike dhe nevoja të tjera të Kolegjit;
  • zhvillon plane, sipas rregullave të Statutit, për zgjerimin e aftësive arsimore, hulumtuese dhe financiare të Kolegjit;
  • zhvillon dhe menaxhon themelimin e departamenteve në Kolegj;
  • ekzekuton teknikat e programeve të studimit në lidhje me studentët dhe stafin akademik;
  • menaxhon punët e shtypit të Kolegjit;
  • mban përgjegjësinë për të riparuar sfidat, të cilat mund të identifikohen nga një raport i auditorëve;

Rektori emërohet bashkërisht nga Këshilli Drejtues dhe Senati. Rektori do të jetë një person që ka atributet e mëposhtme:

  • një menaxher i mirë;
  • një person me aftësi të mirëzhvilluara në menaxhimin e arsimit;
  • një person, prapavija e të cilit nuk ka implikime morale dhe ligjore;
  • një person i cili paraqet një politikë zhvillimore strategjike të zhvilluar mirë për Kolegjin.
 
Këshilli Drejtues dhe Senati hapin një thirrje për aplikim për pozitën e Rektorit të Kolegjit.  Ato formojnë një Komision të përbashkët për nominime, i përbërë nga gjashtë anëtarë (tre nga Këshilli dhe tre nga Senati). Të gjithë ata që kanë aplikuar do të intervistohen. Këshilli Drejtues emëron Rektorin nëse të paktën pesë vota janë mbledhur në favor të një personi. Mandati i Rektori është 5 vjeçar.

Rektori merr vendime të pavarura pa asnjë kufizim brenda spektrit të kompetencave të tij/saj. Rektori mund t’ia delegojë kompetencat, duke përjashtuar kompetencat në lidhje me çështjet buxhetore, të emërimit dhe të pronës, cilit do nga organet e tij/saj vartëse.

Përdorimi i emrit të Kolegjit dhe/ose emblemave identifikuese të tij nga ndonjë individ ose institucion i nënshtrohen lejes së Rektorit.

Nën kryesinë e Rektorit janë tre Pro-Rektorë :

  • Pro-Rektori për Hulumtime dhe Zhvillim, 
  • Pro-Rektori për Çështje Akademike, dhe
  • Pro-Rektori për Shërbimet Studentore

Rektori

Prof. Dr. Ahmet Maloku