Senati

SENATI i Kolegjit ILIRIA

 

Senati është organi kryesor akademik i Kolegjit. Senati do të paraqet politikat akademike, do t’i zbatojë ato dhe do të kontrollojë performancën akademike të Kolegjit.

Senati është i autorizuar dhe ka përgjegjësi:

  • të miratojë politika në lidhje me çështjet akademike të Kolegjit, dhe t’i zbatojë politikat e tilla;
  • të miratojë programet studimore, siç propozohet nga Rektori;
  • t’i propozojë Këshillit Drejtues themelimin e departamenteve të studimit;
  • të nxjerrë udhëzime për programet studimore, kurikulat dhe sigurimin e cilësisë;
  • të autorizojë dhënien e gradave shkencore, si dhe të gradave të tjera të nderit, siç përcaktohet nga politikat për ndjekjen e këtij Statuti;
  • të përcaktojë çështjet akademike të studentëve, duke përfshirë procesin e pranimit dhe ecurinë e studimit;
  • të avancojë stafin akademik, siç përcaktohet nga politikat specifike;
  • të konfirmojë emërimet e stafit akademik, siç përcaktohet me këtë Statut, pasi që ka marrë propozimet e Rektorit;
  • të përfaqësojë Kolegjin, kur ka të bëjë me çështjet e pastra akademike;
  • të përcaktojë, duke iu nënshtruar udhëzimeve të Këshillit Drejtues, dhënien e bursave dhe ganteve pasi që ka marrë propozimet e Rektorit;
  • për t’i raportuar Këshillit Drejtues, për ecurinë akademike të Kolegjit.

Senati përbëhet nga nëntë anëtarë. Anëtarët e Senatit do të jenë: Akademikë nga çdo fushë studimi; individë që kanë një formim të mirë në arsimin universitar, persona të ndershëm; personalitete jo të politizuara. Senati kryesohet nga Rektori. 

Anëtarët e Senatit emërohen si në vijim:

  • katër anëtarë të Senatit propozohen nga departamentet e studimit të Kolegjit. Stafi akademik i departamenteve të studimit, në tërësi, do të votojë për një listë të emëruarve. Lista e nominimeve përbëhet nga ata individë që tregojnë interes për të qenë të përfshirë në të. Katër nga kandidatët më të votuar do t’i propozohen Këshillit Drejtues, i cili do të konfirmojë anëtarët. 
  • dy anëtarë të Senatit propozohen nga hulumtues të Departamentit të Hulumtimeve. Çdo hulumtues në Departamentin për Hulumtime voton për listën e nominuesve, ndërsa dy nga individët më të votuar do t’i propozohet Këshillit Drejtues për konfirmim. 
  • Dy anëtarë të Senatit propozohen nga Unioni Studentor dhe Shoqata e Alumni-t, ndërsa Këshilli Drejtues do të pranojë nominimin. I emëruari i Unionit Studentor duhet të jetë student i rregullt në Kolegj. 
  • Një anëtar emërohet nga Këshilli Drejtues, pa ndonjë propozim paraprak. Këta dy anëtarë të caktuar do të jenë akademik brenda ose jashtë Kolegjit. 

Para se të bëjnë propozimet ose procedurat e emërimit të fundit, Këshilli Drejtues duhet të sigurojë që, të nominuarit të kenë pozitën e anëtarit të Kolegjit, së paku deri në kohën e mandatit të rregullt në Senat.

Anëtarët e Senatit zgjidhen me mandat individual prej 4 vitesh. Nëse një anëtar jep dorëheqje, ai/ajo zëvendësohet nga Këshilli Drejtues, pa ndonjë propozim paraprak, dhe mandati i tij/saj përfundon në kohën kur do të kishte përfunduar mandati i plotë i paraardhësit.

Këshilli Drejtues mund ta shkarkojë një anëtar të Senatit nëse vërtetohet se:

  • anëtari në fjalë është dënuar për vepër penale, siç përcaktohet me ligj pozitiv;
  • anëtari në fjalë është psikologjikisht i paaftë për të bërë punën e tij/saj;
  • anëtari në fjalë ka ndjekur një axhendë politike.

Nëse një anëtar është shkarkuar nga Organi Drejtues, zëvendësimi i të shkarkuarit do të bëhet në një periudhë prej dy javësh. Mandati i anëtarit të ri do të tejkalojë nëse ai / ajo të mbante mandatin e plotë të paraardhësit.

Senati do të kryesohet nga Rektori. Rektori është i autorizuar dhe është përgjegjës, ndër të tjera, për: 

  • kryesimin e Senatit;
  • procedimin e politikave dhe vendimeve të Senatit;
  • i raporton Senatit për zbatimin e akteve dhe politikave përkatëse normative;
  • plotësimin e funksionit të të gjithë Senatit, në zbatimin e detyrave të përcaktuara me këtë Statut;
  • përfaqësimin e Senatit në punët e brendshme dhe të jashtme;
  • të thirrur seancat e Senatit, siç përcaktohet nga rendi i ditës së këtij të fundit;
  • të kryejnë punë të tjera, nëse delegohen nga Senati si tërësi, ose kërkohet nga rrethanat.

Mandati i Rektorit vazhdon përveç nëse shkarkimi nga ndonjë shumicë relative e votave në Senat nuk ka ndodhur. 

Senati mblidhet dy herë në muaj, së paku ose më shpesh nëse kërkohet nga Rektori ose së paku nga katër anëtarë të parit. Senati do të marrë vendime me shumicat e mëposhtme:

  • në rastet e miratimit të politikave ose rregulloreve: kërkohet një shumicë prej të paktën tetë anëtarëve;
  • në rastet e emërimeve të stafit akademik: kërkohet shumica e së paku gjashtë votave;
  • në rastet e avancimit akademik kërkohet shumica e së paku shtatë votave;
  • në të gjitha rastet e tjera kërkohet shumica e pesë votave