Qendra e Karrierës së Kolegjit ILIRIA ofron një sërë shërbimesh për ndihmën e punësimit të studentëve. Ndihmon studentët të marrin vendime të informuara në karrierë, të vendosin qëllime realiste të karrierës dhe të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të realizuar qëllimet e tyre.
Shërbimi i Karrierës së Kolegjit ofron një gamë të gjerë shërbimesh për të ndihmuar në përmbushjen e planifikimit të karrierës, kërkimit të punës, zhvillimit të karrierës dhe nevojave të menaxhimit të studentëve. Informacioni i ofruar mundësi të mëtutjeshme të studimit; kërkimi i vendeve të lira të punës; përgatitja për një intervistë; opsionet e karrierës pas diplomimit; burimet për punëdhënësit; kërkimi i praktikës; dhe kërkimi i përvojës së punës.
Kolegji zhvillon panair vjetor të karrierës për të mbështetur studentët, për të lehtësuar angazhimin e tyre me punëdhënësit dhe organet profesionale, dhe gjithashtu për të marrë në konsideratë opsionet e progresit pas studimeve.