Zyra për Studime Pasdiplomike është zyrë qendrore administrative e Kolegjit ILIRIA që merret me çështje të studimeve Pasdiplomike.
Ajo është përgjegjëse për organizimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e sigurimit të cilësisë së programeve.
Zyra për Studime Pasdiplomike pranë Kolegjit ILIRIA:
- Është në bashkëpunim permanent me stafin akademik dhe administrativ;
- Ofron mbështetje për të gjithë studentët dhe stafin e involvuar në këto studime;
Stafi i zyrës mirëpret të gjitha mundësitë për diskutim dhe shkëmbim idesh në lidhje me proceset administrative dhe akademike me studentët aktual, studentët e ardhshëm dhe stafin e angazhuar.