Në Kolegjin ILIRIA filloi manifestimi i 14-të “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të”

Në Kolegjin ILIRIA u hap manifestimi tradicional “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të 2019”, me të cilin për 14-të vite rresht, Kolegji ILIRIA dhe Rinia Studentore e Kosovës, shprehin respektin dhe dashurinë ndaj SHBA-ve dhe popullit amerikan, duke spikatur rolin e përhershëm, esencial dhe të pazëvendësueshëm, të SHBA në pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Hapja solemne u hap me Himnin Shtetëror, Amerikan dhe Kombëtar.

Sikurse në vitet e kaluara edhe në manifestimin “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të 2019”, të gjitha aktivitetet kulturore e artistike, që zhvillohen gjatë katër ditëve, prej 25 deri më 28 nëntor, i përkushtohen miqësisë shqiptaro-amerikane, në shenjë miënojhjeje për mbështetjen që ka dhënë qeveria amerikane dhe populli amerikan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Presidenti i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr Mixhait Reçi, në hapje të këtij manifestimi tha se Kolegji ILIRIA është shumë krenar që për 14-të vite me radhë bashkë me Rininë Studentore, organizojnë manifestimin “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të”, foli më shumë për rolin e SHBA-ve, në shtetndërtimin e Kosovës, duke theksuar se populli i Kosovës do jetë përjetësisht mirënjohës SHBA-ve, për mbështetjen që i ka dhënë popullit tonë në momentet më kritike për ekzistecën e tij.

“Ky vit është shumë i veçantë sepse më 28 nëntor festojmë bashkë amerikanë dhe shqiptarë. Ne me këtë aktivitet respektojmë dhe falënderojmë Amerikën, por duke respektuar Amerikën ne respektojmë vetvehten. Duke respektuar Amerikën ne i respektojmë të parët tanë që u persekutuan nga regjimet okupuese. Të persekutuarit nga Komunizmi. Respektojmë luftëtarët tanë që në ditët më të vështira përkah kishin Amerikën. Respektojmë nënat dhe bijt tanë që në male strehoheshin nga armiku. Respektojmë mësimdhënësit që mbajtën gjallë arsimin duke punuar në objekte shtëpi – shkollë”, tha ndër të tjera Prof. Dr Mixhait Reçi, Presidenti i Kolegjit ILIRIA.

Prof. Dr. Sabri Kiçmari, profesor në Fakultetin Filozofik të Prishtinës dhe Ambasador, foli për Miqësinë Shqiptare Amerikane dhe Mbeshtetjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shtetndërtimin e Kosovës.

Në ditën e parë të manifestimit tradicional “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të 2019”, në kampusin e Kolegjit ILIRIA u hap edhe ekspozita me vepra të fotografit të njohur, Asllan Krasniqit: “Grafitët e Lirisë – Faleminderit Amerikë dhe NATO!”, “Eksodi 99 me 99 fotografi”, “Luftë kundër harresës së gjenocidit të shekullit të kaluar”.

Për ekspozitën e fotografit të shquar shqiptar nga diaspora, Asllan Krasniqi, foli Prof. Dibran Fylli, i cili tha se fotografin e shquar Asllan Krasniqi, e konsiderojnë me cilësi e veçanti si të vetmin fotoreporterë shqiptarë nga diaspora, i pranishëm në ngjarjet e fundit të tragjedisë së popullit shqiptar të Kosovës.

Shqetësimi i përhershëm i Krasniqit ka qenë dhe mbetet pasqyrimi fotografik i çdo ngjarje të asaj që ndodhi me popullsinë shqiptare gjatë vitit 1999.

Vendi i parë ku shkrepi aparati i Krasniqit ishte Turqia, ku fotografoi kryesisht mjediset e refugjatëve shqiptarë, si në Stamboll, Bursë, Inegöl, etj., Në vitet 1979, 1985 dhe 1992 ai bëri një cikël fotografish në SHBA: në New York, Washington në (Shtëpinë e Bardhë), Los Angelos, Hollywood, Beverly Hills, Santa Monica, Universal Studio, World Disneyland, etj., ku ka synuar të trajtojë gjithmonë tema dokumentare, sidomos ngjarje historike, artistike dhe kulturore.

Më shumë se 15.000 fotografi të serisë së eksodit janë të realizuara në vitin 1999.

Në këtë manifestim madhështor foli edhe fotografi Asllan Krasniqi, duke u shprehur se ndihet i privilegjuar të jetë i ftuar dhe i pranishëm në këtë ngjarje tradicionale dhe madhështore që organizohet për 14 vite rresht nga Kolegji ILIRIA. Fotografi falenderon Kolegjin ILIRIA për mbështetjen në lidhje me veprën dhe ekspozitën që i përkasin ngjarjeve më të rëndësishme në vende të ndryshme të botës.

Manifestimi “Ditët e Falënderimit të Kosovës për SHBA-të, zhvillohet më 25–28 Nëntor, kur festohet edhe Dita e Flamurit, Festa Kombëtare Shqiptare – 28 Nëntori.

Sot në këtë manifestim do të mbajnë fjalim Z. Shawn Waddoups – Drejtor i INL në Departamentin e Shtetit Amerikan, Ambasada e SHBA në Prishtinë dhe Prof. Dr. Muhamet Mala. Programi ndër të tjera përmban edhe aktivitete kulturore dhe artistike.

Për të 14-tin vit me radhë, RTV21, vazhdon të jetë spon

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts