Kolegji ILIRIA pjesë e projektit FUTURE, në kuadër të programit Erasmus+

Në Torino të Italis, tashmë ka filluar implementimi i projektit FUTURE në kuadër të programit Erasmus+, ku po merr pjesë edhe Kolegji ILIRIA, së bashku me partnerët nga: Italia, Spanja, Belgjika, Polonia, Greqia, Bullgaria dhe Sllovenia.

Projekti FUTURE ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e institucionit, stafin dhe studentët e Kolegjit ILRIA, të avancohen në studime dhe karrierë, duke fituar njohuri përmes aplikimit të metodave të teknologjisë bashkëkohore dhe inovative.

Kolegji ILIRIA për shumë vite me radhë ka zhvilluar partneritet me universitete, institucione dhe organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare, me ç’rast ka përfituar dhe implementuar shumë projekte, në kuadër të programit Erasmus+.

Kolegji ILIRIA po vazhdon të të kontribuoj në avancimin dhe zhvillimin e institucionit, duke qenë pjesë e projekteve të tilla, të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare.

Këto bashkëpunime të Kolegjit ILIRIA me universitete, institucione dhe organizata ndërkombëtare vazhdimisht kanë sjellë shumë përfitime për stafin, studentët, dhe të gjithë ata që janë pjesë e projekteve në kuadër të programit Erasmus+

Ftohen studentët e Kolegjit ILIRIA dhe të gjithë të interesuarit të bashkangjiten dhe të përfitojnë nga mundësitë që ofrohen nga Programi Erasmus+.

Mos hezitoni të na kontaktoni në: [email protected]

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts