Në një ceremoni të organizuar në Kolegjin ILIRIA, Agim Agushi, tashmë rekordmen i shumëfishtë botëror, i cili disa herë ka arritur ta shkruaj emrin e tij në librin e Guiness- it, sot arriti një rekord të ri botëror, shkruan Radio Plus.
Agim Agushi, i cili është i angazhuar edhe në Kolegjin ILIRA, si asistent i matematikës, është i pari në botë, që arriti të veshë dhe zhveshë, 70 fanela, gjatë goditjeve të topit më kokë.
Sipas komisionit të përmbërë nga Gani Kosumi, redaktor i sportit në RTK, Arbër Reçi, sekretar i përgjithshëm pranë Kolegjit ILIRIA dhe Dr. Petrit Hasanaj, profesor në Kolegjin ILIRIA, Agim Agushi, për 28 minuta e 34 sekonda, shënoi rekordin botëror, në kategorinë e veshje – zhveshje, të 70 fanelave, gjatë goditjeve të topit më kokë.
“Sot ndihem shumë i privilegjuar, dhe kam kënaqësinë, që në një ceremoni të organizuar nga Kolegji ILIRIA, të arrrijë një rekord botëror, i cili iu paraprinë edhe disa rekordeve të tjera botërore, të cilat shumë shpejt po synoj t’i arrijë”, tha Agim Agushi, pasi pranoi edhe një certifikatë mirnjohjeje, nga Kolegji ILIRIA.