Studentët dhe stafi akademik nga Universiteti prestigjioz i Tartusë në Estoni, e vlerësuan të suksesshme vizitën studimore në Kosovë

Kolegji ILIRIA dhe Universiteti Tartusë në Estoni sollën në Kosovë studentë të këtij universiteti nga Estonia. Këto studentë vijnë nga vende të ndryshme si: Gjermania, Ukraina, Brazili, Kanada, Tajvani, Kameruni, etj.

Studentët e Universitetit të Tartusë, që është edhe një ndër universitetet më Prestigjioze në botë, nën udhëheqjen e stafit dhe shoqërimin e studentëve të Kolegjit ILIRIA, realizuan vizita studimore në sektorin civil, politik, medial, etj. Vizitat studimore ishin efektive dhe vazhduan në zyrat e BE-së, në zyrat e OSCE-së, në grupe të ndryshme parlamentare me udhëheqësit e partive politike dhe në institucione të ndryshme. Gjatë vizitave studimore studentët u pritën nga z. Ahmet Isufi, z. Memli Krasniqi, z. Albin Kurti, z. Riccardo Serri, z. Christopher Teutsch, z. Dejan Djukanovic, znj. Laia Pau Romani, znj. Barbara Rohmann dhe z. Boyd McKechnie.

Studentë dhe profesorë nga Universiteti i Tartusë u pritën në ambientet e Kolegjit ILIRIA nga studentët, stafi akademik dhe menaxhues.

Në kuadër të kësaj vizite studimore, studentët zhvilluan edhe disa debate në Kolegjin ILIRIA, ku bashkë me z. Lulzim Peci, z. Ilir Deda dhe znj. Besa Luzha, diskutuan çështjen e pavarësisë dhe të shtet-ndërtimit të Republikës së Kosovës, si dhe çështjet aktuale politike dhe ekonomike.

Në përfundim të vizitës studimore, studentë dhe stafi akademik nga Universiteti i Tartusë, falenderuan Kolegjin ILIRIA për organizimin dhe aktivitetet, duke e vlerësuar shumë të suksesshme këtë vizitë studimore në Kosovë, përmes së cilës morrën njohuri të cilat do ju shërbejnë në aspektin profesional.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit ILIRIA, z. Arbër Reçi, e vlerësoi shumë të suksesshme këtë vizitë studimore, duke i theksuar mundësit e përfitimeve dhe avancimeve gjatë studimeve në Kolegjin ILIRIA, duke përfshirë pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, në punë praktike, trajnime, vizita studimore, konferenca, etj.

Universiteti i Tartusë dhe Kolegji ILIRIA do të vazhdojnë bashkëpunimin, duke u angazhuar në fushën e hulumtimit, mësimdhënies dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta.

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts