Në vazhdën e bashkëpunimeve të shumta që Kolegji ILIRIA në vazhdimësi realizon, së fundmi ky institucion ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Zyren e Prokurorit Disiplinor (ZPD) e KëshilliT Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Rrepublikes se Kosovës- nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi, qëllimi parësor dhe më i rëndësishëm i të cilës eshtë mundësia e Studenteve te Kolegjit ILIRIA për të fituar njohuri praktike pranë këtij Institucioni si dhe realizimin e mundesive tjera profesionale, me qëllim të shkëmbimit të praktikave më të mira në drejtim të rritjes së cilësisë së programit të trajnimit praktik për studentë.
Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes në një ceremoni solemne u organizua nënshkrimi i marrëveshjes për rastin e të cilës Drejtori i ZPD mbajti Panelin Profesional me titull “Etika Gjyqësore dhe Prokuroriale” .Në Panel morën pjesë Presidenti i Kolegjit ILIRIA z.Reci, Prodekanja. e Fakultetit Juridik znj. Ibrahimi si dhe mesimdhënës dhe studentë të Fakultetit Juridik. Prezantimi zgjojë interesimin e studentëve të cilën janë përfshirë në nje seancë pyetjesh dhe pergjigjesh.