Zyra për Studime Klinike me mbështetjen e programit për juristët në Kosovë të USAID dhe të implementuar nga NCSC, organizon për herë të parë në Kosovë, Kliniken Juridike Civile me raste të vërteta në programin master të Kolegjit ILIRIA

Me qëllim të avancimit të mësimit praktik në kurikulat e Fakulteteve Juridike në Kosovë, Programi për Jurist i USAID-it e mbështet Kolegjin ILIRIA me partnerin implementues NCSC për themelimin e Zyrës për Studime Klinike pranë Kolegjit ILIRIA.

Në kuadër të këtij bashkpunimi Kolegji ILIRIA për herë të parë fillon me implementimin e  mësimit klinik me raste të vërteta dhe aktuale të subjketëve të së drejtës së Kosovës. Klinika civile në Programin Master realizohet në koordinim me aspektin teorik dhe me rastet e vërteta (reale) të cilat i prezantonë z. Ndrecaj nga organizata për Ndihme Juridike Falas CLARD.

Studentët janë shumë të interesuar dhe të kënaqur me metodologjinë e re të mësimdhënie, pasi që atyre ju ipet mundësi të ushtrojnë edhe profesionin e avokatit, me rastin e  marrjes në pyetjeve të klinetëve të vërtetë.

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts