PJK organizoi një tryezë të rrumbullakët për “Rëndësinë e Angazhimit të Femrave në Profesionin Juridik” në Kolegjin Iliria në Prishtinë, Kosovë.
Ngjarja është organizuar si pjesë e përvjetorit të 15-të të USAID-it në Kosovë, duke reflektuar në mbështetjen e ofruar nga USAID-i për arsimimin juridik. Profesorët e Kolegjit Iliria dhe UPFJ-së dhe studentët patën një mundësi të dëgjojnë për perspektivat personale për nevojën për angazhimin e femrave në profesionin juridik, nga një panel ekspertësh. Harold D. Dampier Jr. Shef i Palës së NCSC/PJK-së moderoi në këtë ngjarje. Në panel ishin Drejtoresha e Misionit të USAID-it, Maureen A. Shauket, Presidenti i Kolegjit Iliria Mixhait Reçi, Prodekanja e UPFJ-së për Çështje Akademike, Remzije Istrefi dhe avokatja Lule Bilalli-Ymeri nga Oda e Avokatëve të Kosovës.
Drejtoresha e Misionit të USAID-it, Maureen A. Shauket tha “ju jeni ata që bëni ndryshimin për vendin tuaj. Të jini këmbëngulës, të përgatitur dhe punoni shumë, dhe do të keni sukses.”