PJK organizoi një Garë për Seancën Gjyqësore të Simuluar ndërmjet 10 studentëve nga Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik dhe 11 studentë nga Kolegji ILIRIA, Fakulteti Juridik. Gara është fokusuar në të drejtën civile dhe tema ishte një rast divorci.
Duke arritur kështu deri në finale në garë, janë mbajtur raunde më 14, 20 dhe 23 maj 2014. Finalet janë mbajtur më 27 maj 2014. Më 12 Qershor, NCSC shpalli rezultatet e Garës për Seancën e Simuluar Gjygjësore, fitues ishte grupi i studentëve të Kolegjit ILIRIA. Me këtë rast studentëve i`u nda nga një dhuratë, në shenjë mirënjohje.
Gara është mbështetur nga udhëheqja e UPFJ-ja dhe Zyra e Kolegjit ILIRIA e Studimeve Klinike dhe Klinikat e Të drejtës Civile. Kjo ngjarje ka shënuar 15 vjetorin e USAID-it në Kosovë. Kjo ka qenë gara e parë ndër-kolegiale e gjykimit të simuluar organizuar me klinikat juridike të nivelit master me mbështetje nga USAIDi dhe NCSC/PJK. Si rezultat i kësaj gare, Presidenti i Kolegjit ILIRIA njoftoi se ai do të ofrojë bursa në vlerë deri në 200 Euro për secilin pjesëtar të gjykimit simulues nga Kolegji ILIRIA.