Në kuadër të projetit për themelimin dhe zhvillimin e Zyrës për Studime Klinike pranë Kolegjit ILIRIA e financuar dhe mbështetur nga USAID dhe implementuar fuqishëm nga NCSC më 31 Janar 2014, NCSC monitoroi një vizitë studimore/panel professional në Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (Qendra ZAK), Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, me studentët e Kolegjit ILIRIA/Klinika Juridike Civile. Qëllimi I vizitës/panelit profesional, siç parashihet në sillabus ka qenë të ndihmojë studentët në rritjen e nivelit të njohurive dhe të kuptuarit të arbitrazhit dhe zgjidhjen alternative të kontesteve. Studentët u mirëpritën nga z.David Greer, Shef i Zyrës, CLE-USAID, dhe z.Visar Ramaj, Sekretar I Përgjithshëm I Qendrës për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (Qendra ZAK), Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ku studentët u përfshinë në një sesion pyetje/përgjigje me panelistët.
ISMAIL KADARE NDEROHET ME ÇMIMIN SHKENCOR NDËRKOMBËTAR “ALEKSANDËR STIPÇEVIQ” PËR VITIN 2020 NGA KOLEGJI ILIRIA
ISMAIL KADARE NDEROHET ME ÇMIMIN SHKENCOR NDËRKOMBËTAR “ALEKSANDËR STIPÇEVIQ” PËR VITIN 2020 NGA KOLEGJI ILIRIAAKADEMIK ISMAIL KADARE, shkrimtar shqiptar me famë botërore, Anëtar i Akademisë