Kolegji ILIRIA priti në vizitë ekspertin e fushës Klinike- Juridike z.Ruser dhe ndau Bursa Studimore

Kolegjin ILIRIA e vizitoi eksperti i fushës Klinike- Juridike nga SHBA- të z. Ruser, Universiteti i Neberaskes. Në takimin që zhvilloi me Presdientin e Kolegjit ILIRIA z. Reçi, Prodekanen e Fakultetit Juridik znj Ibrahimi, Prof znj Hajdari, z. Ruser u njoftua me aktivitetet e Zyres për Studime Klinike, për procesin e Akreditimit dhe mundësin që z. Ruser të ligjeroj dhe të gjykoj një rast të Simuluar nga fusha juridike, që parashikohet të realizohet në muajin Shkurt në mes të studentëve të Kolegjit ILIRIA dhe Studentëve të Fakultetit Juridik të UP-së.

Për studentët e Fakultetit Juridik, fitues të Garës në Simulim Gjygjësor e organizuar për nderë të 15 vjetorit të USAID- it në Kosovë,Kolegji ILIRIA ndau Bursa Studimore. Garë në mes studentëve të Fakultetit Juridik të Kolegjit ILIRIA dhe studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Këtë event e realizoi Zyra për Studime Klinike e Kolegjit ILIRIA, e mbështetur nga NCSC.

Kolegji ILIRIA, me ndihmen e NCSC, Zyra për Studime Klinike realizoi një workshop ( puntori ) me temë: ‘Rëndësia e Klinikave ligjore për programet e Fakulteteve Juridike’.  Panelin e modeloi kordinatorja e Zyrës për Studime Klinike, Drejtori i NCSC dhe z. Ruser. Në panel pjesëmarrës ishin profesorët dhe asistentët e Kolegjit ILIRIA. Panelistët paraqiten përvojat dhe diskutimi i’ u nënshtrua një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh.

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts