Mbahet Panairi i Karrierës së Kolegjit ILIRIA

Duke synuar komunikimin më të mirë të studentëve me tregun e punës dhe  komunikimin  efektiv të ndërsjellë student-sektor i punës, Kolegji ILIRIA me mbështetje të NCSC/USAID në Kosovë, organizuan Panairin e Karrierës.

Pjesëmarrësit nga tregu i punës përfaqësonin organizata, agjenci dhe biznese: Oda e Avokatëve të Kosovës, Instituti Gjyqësor i Kosovës, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, CLARD, Programi për të Drejtat Civile, Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve e Odes Ekonomike Amerikane ne Kosovë, Flexograf, BKT, Frutex-Golden Eagle dhe Oda Ekonomike Afrikane, e sapo themeluar.

Në kuadër të aktivitetit, sektori i punësimit pati mundësi të bëj prezantim të profilit, aktiviteteve dhe arritjeve të organizatës, agjencisë ose biznesit, duke i mundësuar kësisoj studentëve të njohin më për së afërmi tregun e punës. 

Ndërkaq, në sesionin e dytë studentët patën mundësi të bëjnë takime direkte individuale me përfaqësuesit e tregut të punës për sesion pyetje-përgjigje të dy-anshme, me qëllim të ngritjes së kapacitetit për karrierë tek studentët dhe qasjen më të lehtë të tregut të punës tek punëkërkuesit potencial. Sesioni është përmbyllur me dorëzimin e Letrave Motivuese dhe CV-ve tek punëmarrësit potencial, për konsideratën e së ardhmes na ana e këtij sektori.

Studentët pjesëmarrës vinin nga profile të ndryshme akademike, sikurse ekonomi, juridik, shkenca politike, teknologji e informacionit, etj. Ata ishin studentë në diplomim e sipër dhe të diplomuar.

Kolegji ILIRIA ndau mirënjohje për të gjithë përfaqësuesit nga tregu i punës.

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts