NCSC/USAID mbajti panelin profesional: “Puna Probono- Pa pagesë e Avokatëve”për studentët e Kolegjit ILIRIA

Në kuadër të Zyrës për Studime Klinike të Kolegjit ILIRIA, NCSC/USAID mbajti panelin profesional “Puna Probono- Pa Pagesë e Avokatëve”, me qëllim të njohjes më të mirë të mundësive për studentë që ata të zhvillojnë këtë aspekt të profesionit ligjor.

Panelin e udhëhoqën znj. Mary Gately, partnere e ko-menaxhimit dhe znj. Sara Andrews, Këshilluese e Lartë Ndërkombëtare në DLA Piper, firmë globale ligjore ndërkombëtare me selinë qendrore në Amerikë.

Studentët patën mundësinë të dëgjojnë rreth aktiviteteve shtesë që kjo firmë bën, me qëllim të përfaqësimit ligjor të palëve në gjyq, në rastet kur ato nuk kanë fuqinë financiare për ta bërë këtë, përmes shërbimit pro-bono.

Studentët shprehën interesim të shtuar mbi temën, dhe parashtruan pyetje të ndryshme dhe hapën diskutime, të cilat kishin të bënin mbi mundësinë e përfshirjes së punës pro-bono në listën e profesioneve zyrtare, rreth mundësive për avokim rreth këtij profesioni që ai të njihet dhe popullarizohet në vend, rreth literaturës së nevojshme për njohjen më të mirë të praktikave të pro-bono, si dhe rreth çështjeve aktuale dhe problematikave në sferën e përfaqësimit ligjor.

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts