Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve pranë Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Kolegji ILIRIA nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit

Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve pranë Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Kolegji ILIRIA nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi.  Qëllimi i nënshkrimit të këtij Memorandumi është promovimi i një ambienti akademik më dinamik dhe përgatitjes së gjeneratave të ardhshme të profesionistëve në fushën e Zgjidhjeve Alternative të Kontesteve, veçanërisht në arbitrazh dhe ndërmjetësim. Memorandumi paraqet marrëveshjen e radhës së Kolegjit ILIRIA me qëllim të fuqizimit të mësimit klinik për studentët e Fakultetit Juridik dhe mundësitë praktike të studentëve në organizata dhe institucione të drejtësisë.

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts