Vizita e drejtorit të USAID-it për Kosovë, z. Michael Ferbman në Kolegjin ILIRIA

Shefi i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara  për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID në Kosovë, z.  Michael Ferbman, ka vizituar Kolegjin ILIRIA, në vazhdën e vizitave të shpeshta që personalitete kyçe të vendit dhe botës i bëjnë këtij institucioni.

Me rastin e vizitës, shefi i USAID është pritur nga menaxhmenti i Kolegjit ILIRIA, të cilët i kanë shprehur atij falënderimin për punën e shkëlqyer që USAID dhe SHBA po bën në zhvillimin e  Kosovës. Ata po ashtu kanë informuar z. Michael Ferbman për aktivitetet e Kolegjit ILIRIA, për angazhimet që ky institucion bën në zhvillimin e kuadrove të reja akademike të cilat në të ardhmen do të i shërbejnë zhvillimit pozitiv të vendit si dhe është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Unë kam studiuar ne një universitet ne SHBA, ku kam paguar shume para por me besoni se ne baze te informatave qe kam Universiteti juaj është me i miri”

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts