Vizitë në Qendrën për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (Qendra ZAK), Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë

Më 31 janar 2014, NCSC monitoroi një vizitë studimore/panel profesional në Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (Qendra ZAK), Oda Ekonomike Amerikane në Kosove, më studentët e Kolegjit ILIRIA/Klinika Juridike Civile.

Qëllimi i vizitës/panelit profesional, siç parashihet në syllabus ka qenë të ndihmojë studentët në rritjen e nivelit të njohurive dhe të kuptuarit të arbitrazhit dhe zgjidhjen alternative të kontesteve.

Studentët u mirëpritën nga z. David Greer, Shef i Zyrës, CLE-USAID, dhe z. Visar Ramaj, Sekretar i përgjithshëm i Qendrës për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (Qendra ZAK), Oda Ekonomike Amerikane në Kosove, ku studentet u përfshin në një sesion pyetje/përgjigje me panelistët.

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts