Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Kolegjit ILIRIA dhe AmCham ( American Chamber of Commerece in Kosovo ) dhe në përkrahje të NCSC ( Programi për Juristët në Kosovë ), Zyra për Studime Klinike organizoi garë në Arbitrazh, në të cilën morën pjesë studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit ILIRIA. Studentët për gati një muaj të tërë, nën udhëheqje të Prof.Ramaj dhe znj.Ibrahimi u përgatitën për garën.
Garën e udhëhoqën arbitrat: z. Ruser, Prof. Plakolli dhe Prof. Ramaj. Gara u organizua me rastin e Ceremonisë së nënshkrimit të memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Kolegjit ILIRIA dhe University of Nebraska-Lincoln. Me këtë rast janë ftuar edhe partnerët bashkëpunues të Fakultetit Juridik-Oda e Avokatëve të Kosovës, Instituti Gjyqësor i Kosovës, Agjensioni për Ndihmë Juridike Falas, AmCham, CLard, Programi për të Drejtat Civile, të cilëve në shenjë kontributi i`u ndanë Mirënjohje nga Sekretari i Pergjithshëm i Kolegjit ILIRIA, z. Arbër Reçi.