Me qëllim të avancimit të mësimit praktik në kurikulat e Fakulteteve Juridike në Kosovë, Programi për Jurist i USAID-it e mbështet Kolegjin ILIRIA me partnerin implementues NCSC për themelimin e Zyrës për Studime Klinike pranë Kolegjit ILIRIA.
Në kuadër të këtij bashkpunimi Kolegji ILIRIA për herë të parë fillon me implementimin e mësimit klinik me raste të vërteta dhe aktuale të subjketëve të së drejtës së Kosovës. Klinika civile në Programin Master realizohet në koordinim me aspektin teorik dhe me rastet e vërteta (reale) të cilat i prezantonë z. Ndrecaj nga organizata për Ndihme Juridike Falas CLARD.
Studentët janë shumë të interesuar dhe të kënaqur me metodologjinë e re të mësimdhënie, pasi që atyre ju ipet mundësi të ushtrojnë edhe profesionin e avokatit, me rastin e marrjes në pyetjeve të klinetëve të vërtetë.