Me qëllim të internacionalizimit të bashkëpunimit ndërmjet tyre, në mbështetje të procesit të Bolonjës, Kolegji ILIRIA dhe Universiteti Europian i Tiranës, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe.
Përmes kësaj marrëveshje, këto dy institucione synojnë shtrirjen e bashkëpunimit të ndërsjellë në procesin e sigurimit të cilësisë së mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor, në fushën e studimit në të gjitha ciklet e tij dhe në ruajtjen e komunikimit profesional ndërinstitucional.