Të udhëhequr nga parimet e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë, nga nevoja për zhvillim dhe thellim të bashkëpunimit akademik, Kolegji ILIRIA dhe Universiteti Vitrina nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kërkimit shkencor.
Përmes kësaj marrëveshje, u formalizua bashkëpunimi I ndërsjellë në formën e shkëmbimit të kuadrit akademik, veprimtari të përbashkëta promovuese dhe marketingu, shkëmbim të planeve dhe programeve mësimore-shkencore, bashkëpunim në ideimin dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta arsimore-shkencore dhe kërkimore-shkencore me interes të përbashkët, pjesëmarrje e përbashkët në programet dhe projektet arsimore-shkencore të financuara nga bashkimi evropian dhe organizata tjera ndërkombëtare, rajonale dhe bilaterale, për shkëmbim në fushën e botimeve, zhvillimin e konferencave shkencore, simpoziumeve, tribunave të përbashkëta, shkëmbim të të dhënave dhe informacioneve të kërkimit shkencor si dhe forma tjera të bashkëpunimit.