Kolegji ILIRIA dhe Universiteti Vitrina nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Të udhëhequr nga parimet e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë, nga nevoja për zhvillim dhe thellim të bashkëpunimit akademik, Kolegji ILIRIA dhe Universiteti Vitrina nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kërkimit shkencor.

Përmes kësaj marrëveshje, u formalizua bashkëpunimi I ndërsjellë në formën e shkëmbimit të kuadrit akademik, veprimtari të përbashkëta promovuese dhe marketingu, shkëmbim të planeve dhe programeve mësimore-shkencore, bashkëpunim në ideimin dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta arsimore-shkencore dhe kërkimore-shkencore me interes të përbashkët, pjesëmarrje e përbashkët në programet dhe projektet arsimore-shkencore të financuara nga bashkimi evropian dhe organizata tjera ndërkombëtare, rajonale dhe bilaterale, për shkëmbim në fushën e botimeve, zhvillimin e konferencave shkencore, simpoziumeve, tribunave të përbashkëta, shkëmbim të të dhënave dhe informacioneve të kërkimit shkencor  si dhe forma tjera të bashkëpunimit.

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts