Kolegji ILIRIA nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Sun Moon University

Kolegji ILIRIA brenda aktiviteteve të cilat synojnë zgjërimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të këtij institucioni me institucione ndërkombëtare të arsimit, së fundi ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Universitetin Sun Moon nga Korea Jugore.

Përmes këtij bashkëpunimi, Kolegji ILIRIA dhe Universiteti Sun Moon hapin mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në: zhvillimin e programeve studimore të përbashkëta në nivelin Bachelor, Master dhe PhD; në organizimin e konferencave, seminareve dhe tjera aktivitete dhe eventeve të përbashkëta ndërkombëtare; në zhvillimin dhe implementimin e projekteve të përbashkëta hulumtuese; në shkëmbimin e studenteve të të dyja institucioneve; në shkëmbim të kredive; shkëmbim të profesorëve; organizimi i praktikave të ndërsjella në fusha relevante; shkëmbim literature, botimi, informacioni dhe teknologjie.

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts