Kolegji ILIRIA ka realizuar pjesëmarrjen e përfaqësuesve të saj të lartë, në Konferencën e I-rë të Rektorëve të Universiteteve të Ballkanit si dhe është bërë nënshkruesi i një nga shumë të shumtat Universitete rajonale dhe evropiane të “Kartën e Tiranës”.
Kjo kartë parashtron parimet bazë të Kartës së Bolonjës të pritura për orientimin dhe ristrukturimin homogjen të sistemeve universitare evropiane, duke u nisur nga Deklarata e Bolonjës e pasuar me Procesin e Bolonjës dhe duke u pasuar me Komunikatat e Pragës dhe Berlinit, Mesazhit të Selanikut dhe të Deklaratës së Gracit.
Karta vënë në dukje takimin e Bergenit i cili ka për qëllim forcimin e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë (European High Education Area – EHEA) si dhe thekson pjesëmarrjen e Vendeve të Ballkanit në Procesin e Bolonjës, si nismë e impenjimit të rajonit: qeverive dhe sistemeve universitare kombëtare, për një ndryshim thelbësor reformash.
Institucionet nënshkruese të kësaj karte janë zotuar të impenjohen në arritjen e objektivave sikurse: Forcimi i shkëmbimeve të informacionit dhe nëpërmjet fuqizimit të politikave të brendshme ose Bashkëpunimit Ndërkombëtar në sektorët strategjikë të qeverisjes si dhe rinovimit dhe cilësisë së arsimit të lartë; Krijimi i kushteve operuese për vendosjen në rrjet të qendrave të cilësisë së lartë rajonale për krijimin e Organizatës së Kërkimit Strategjik Rajonal; Forcimi i shkëmbimit mes Universiteteve rreth përvojave në fushën e kërkimit dhe të formimit të hapësirave shumëgjuhësore dhe shumëkulturore; Organizimi i kurseve të përbashkëta të Diplomave, Masterave si dhe Doktoratave në kuadrin e ndërkombëtarizimit të sistemit Universitar dhe me njohjen e mundshme reciproke mes Universiteteve dhe me mbështetjen e praninë e dëshirueshme të partnershipit italian dhe të vendeve tjera të Bashkimit Evropian; Nxitja e Shkëmbimeve të Aktiviteteve të profesoratit përmes mekanizmit të vizitave të profesorëve dhe me modalitete të reciprocitetit në kontributin e kostove; Realizimi i përvojave të fuqizimit të mësimit në distancë dhe nëpërmjet komunikimit me internet përfshirë edhe Formimi Post-Diplomë; Fuqizimi i bashkëpunimit për organizimin e Konferencave, Seminareve, Workshop-eve dhe Shkollave Verore; Krijimi i kushteve për aktivitete formuese të “full immersion” për lëndë profesionale, për gjuhë të komunikimit.
Përveç kësaj, nga kjo konferencë dhe kjo kartë, Institucionet kanë ftuar që ata të bëhen promotorë të një bashkëpunimi ndëruniversitar Italo-Ballkanik sipas modelit “Campus One”, duke vlerësuar kompetencat shkencore dhe didaktike të arritura në universitetet italiane.