Në Kolegjin ILIRIA, në vazhdën e aktiviteteve të shumta që kanë për qëllim bashkëpunimin me institucione vendore dhe ndërkombëtare është zhvilluar edhe dita rajonale EMUNI si dhe është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mbi studime të përbashkëta të doktoratës me Universitetin EMUNI .
Brenda këtij organizimi u organizua një diskutim publik mbi “Integrimin Mediteran në kontekstin e Integrimit Evropian: Roli i edukimit të lartë në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian”.
Në veçanti, ky aktivitet shënoi forcimin e marrëdhënieve ndër-institucionale lidhur me bashkëpunimin në fushën e edukimit të lartë, rritjen e standardeve dhe kualitetit të edukimit të lartë dhe promovimi i prioriteteve të Unionit për Mediteranin.