Në vazhdën e vizitave që i bëhen Kolegjit ILIRIA janë edhe studentët nga Venecia, Italia, brenda programit E.MA. Ky program është programi kryesor i mësimdhënies në EIUC (European Inter-University Center for Human Rights and Democratisation), Qendrës Ndër-Universitare Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim, Manastiri San Nicolo, Venecia, Itali.
Grup studentësh nga kjo Qendër, me rastin e vizitës janë pritur nga menaxhmenti, nga profesorët dhe studentët e Kolegjit ILIRIA. Gjatë periudhës disa ditore të vizitës së tyre studentët kanë vizituar Kampusin e Kolegjit, kanë parë nga afër formën e zhvillimit të ligjëratave dhe aktiviteteve tjera në procesin e mësimdhënies si dhe kanë pasur rastin të shkëmbejnë përvoja dhe të shtjellojnë çështje të ndryshme edukative me studentët dhe profesorët e Kolegjit ILIRIA.
Po ashtu, për nder të vizitës së tyre, zyrtari i lartë politik i OSBE-së, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, në Kosovë, z. Nuno Luzio ka mbajtur një ligjëratë para studentëve dhe stafit akademik të Kolegjit ILIRIA me temën “Kosova”.
Ligjërata nga z. Luzio kishte për qëllim që të i informoj studentët nga Italia, me lëvizjet e rëndësishme politike në Kosovë, nga periudha fillestare e shtet formimit të Kosovës deri në periudhën aktuale. Ata u informuan me përbërjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me përbërjen e pozitës politike, opozitës, me listën e medieve, institucioneve vendore zyrtare, të OJQ-ve si dhe institucioneve të huaja, përfaqësive diplomatike, etj., të cilat ushtrojnë aktivitetet e tyre në Kosovë.
Në përmbyllje të vizitës, Kolegji ILIRIA, organizoi një mbrëmje të përbashkët argëtuese-rinore për studentët mysafir nga Italia dhe studentët e tij.