Këtë konferencë, Kolegji ILIRIA, organizoi pikërisht me rastin e kremtimit të 564 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, në vitin 1444. Kjo konferencë u mbajt në shënjim të përvjetorit të kësaj Besëlidhje si dhe në respekt të sakrificës sublime që heroi kombëtar, Skënderbeu, bëri për kombin e tij shqiptar si dhe në veçanti në respekt të angazhimit të tij të madh në realizimin e Besëlidhjes së Lezhës.
Kjo konferencë mblodhi në panelin e saj historianë nga treva të ndryshme shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, të cilët paraqiten të dhëna dhe dëshmi historike të ndryshme në lidhje me Besëlidhjen e Lezhës dhe heroin kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Panelistë në konferencë ishin:
Dr. Mixhait Reçi – Themelues i Kolegjit ILIRIA
Fjalë hyrëse
Akademik Pajazit Nushi (Kosovë)
“Lidhja e Lezhës, identiteti i shqiptarëve dhe vetëdija e tyre kombëtare”;
Dr. Eqrem Zenelaj (Kosovë)
“Rëndësia historike kombëtare e Skënderbeut dhe paraqitja e portreteve dhe heraldikës së Kastriotëve”;
Dr. Marenglen Verli (Shqipëri)
“Kuvendi i Lezhës dhe mesazhet e tij”
Dr. Selim Daci (Kosovë)
“Rëndësia historike e Kuvendit të Lezhës – 2 mars 1444”
Dr. Luan Maltezi (Shqipëri)
“Skënderbeu në kujtesën e shqiptarëve”
Dr. Reshat Rexhepi (Maqedoni)
“Kontributi i Skënderbeut për shndërrimin e Manastirit në vendlindjen e alfabetit”
Dr. Valentina Duka (Shqipëri)
“Simbolet e Skënderbeut dhe Mbretit Zog”
Dr. Nebi Dervishi (Maqedoni)
“Momente të ballafaqimit shqiptaro – osman në shekullin 15 (XV) në brezin lindor Ohër – Shkup”
Dr. Lulzim Lajçi (Kosovë)
“Skënderbeu dhe lufta e dytë e Kosovës”
Dr. Ferid Duka (Shqipëri)
“Skënderbeu, simbol i luftës për liri dhe progres shoqëror”
Dr. Bejtush Gashi (Kosovë)
“Strategjia dhe taktika luftarake e Skënderbeut”
Mr. Skender Asani (Maqedoni)
“Shkupi në vazhdimësi kryeqendër e Dardanisë, Ipeshkvisë Shkup – Prizren dhe i Vilajetit të Kosovës”
Mr. Ilmi Veliu (Maqedoni)
“Origjina shqiptare e Skënderbeut sipas burimeve osmane